Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“I vendosën 21 mijë euro gjobë”, në pranga dy persona në Tiranë (VIDEO)

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“I vendosën 21 mijë euro gjobë”, në pranga dy persona në Tiranë (VIDEO)

Dy persona në kryeqytet kanë rënë në prangat e policisë për gjobëvënie. Sipas njoftimit të policisë dy të arrestuarit i kishin vënë një gjobë prej 21 mijë eurosh një qytetari.

Bëhet me dije se arrestimi i tyre është bërë në kushte flagrance, pasi ata janë arrestuar në vendin ku kishin lënë takimin për marrjen e parave. Dy të prangosurit një 37 vjeçar dhe një 43 vjeçar u kapën nga forcat e policisë nr.2. Njëri nga personat, përkatësisht 43 vjeçari kishte dhe një masë sigurie “arrest shtëpie”.

 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor “TAKIMI”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. i vendosën gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe lanë vendtakim për të marrë paratë, por prangosen nga Policia.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, person i dyshuar për veprimtari kriminale në Itali si dhe një 37-vjeçar, person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet i pajisur me fenelina e sirenë policie, 2 karta italiane të falsifikuara dhe një patentë e falsifikuar, të cilat i përdorte personi në kërkim ndërkombëtar, si dhe një sasi parash.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas informacioneve të marra se dy shtetas i kishin vënë gjobë për dhënie parash një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, duke përdorur edhe metodat proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “TAKIMI”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të Fushës së Aviacionit, është bërë i mundur bllokimi i automjetit me të cilin qarkullonin dy shtetasit e dyshuar N. F. alias A. T., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar në Itali, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër-arresti, për kryerjen e veprave penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafik droge”. Ndaj shtetasit G. G., i cili ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” kanë nisur procedurat nga drejtësia shqiptare për njësim vendimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kishin vënë gjobë një shtetasi dhe kishin lënë vendtakimi për të marrë paratë.

 

Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. F. alias A. T., 37 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Durrës, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
  2. L. alias G. G.(V.), 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues ne Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, në bashkëpunim”, “Përndjekja”, “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet e grumbulluara iu dërguan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1361979247308205/?q=policia%20e%20shtetit&epa=SEARCH_BOX

Tags: gjobeveniepoliciapranga

TË LIDHURA

Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit
Politikë

Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit

19:24 | 30/10/2025
Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës
Shqipëria

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident tragjik pranë fshatit Dishnicë, dyshohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit

17:55 | 30/10/2025
Next Post
FOTO/ Aplikimi i regjimit “41 bis”, ja si do të ruhen “kokat” e krimit

FOTO/ Aplikimi i regjimit “41 bis”, ja si do të ruhen “kokat” e krimit

Zbardhen emrat e dy djemve që i vunë “gjobë” shokut të tyre

Zbardhen emrat e dy djemve që i vunë “gjobë” shokut të tyre

Epidemi meningjiti në vend? Zv/ministrja: S’ka vend për panik

Epidemi meningjiti në vend? Zv/ministrja: S’ka vend për panik







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

by mirseda
19:25 | 30/10/2025
0

Kontrata e tij është tetëmujore, me mundësi zgjatjeje nëse klubi siguron vendin për në Ligën e Kampionëve....

Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit

Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit

19:24 | 30/10/2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

18:46 | 30/10/2025
Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

18:13 | 30/10/2025
Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Duka: Fushë e re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

17:58 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com