Një 78-vjeçar amerikan i cili i ka shpëtuar edhe sulmit të 11 shtatorit në SHBA, ka humbur jetën së fundmi nga koronavirusi.
Stephen Cooper u bë i njohur nga një fotografi, teksa shfaqej duke vrapuar pasi kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërrua më 11 shtator 2001.
Ai humbi jetën mars të këtij viti në Delray Beach, Florida, duke u listuar në mesin e 138 personave të parë në Palm Beach County që vdiq nga koronavirusi.
Fotografia ikonike e Cooper nga viti 2001, e kapur nga një fotograf i Associated Press, e tregon atë me një zarf të mbështetur në krahun e tij të majtë.
Ai dhe disa persona të tjera duken teksa vrapojnë, ndërsa nga kulla gjigante e rrëzuar dilnin shtëllunga tymi dhe pluhuri.
Stephen Cooper ishte një elektricist nga Nju Jorku. Ai punoi për Autoritetin e Tranzitit të Qytetit të Nju Jorkut për shumë vite, lindi në Bronx dhe mbështeti shtetin me Ushtrinë gjatë Luftës së Vietnamit.