Ai ishte si shumë njerëz të tjerë fatkeq dhe të papunë në Nju Jorkun e Depresionit të Madh. Përveç rastit kur bënin ndonjë punë të rastit të çuditshme, i mbytnin hidhërimet e tyre duke pirë nëpër lokale dhe biseduar me njerëz të rastit.
Majkëll Malloj do t’i mbijetonte çuditërisht 5 përpjekjeve për vrasje, të cilat i dhanë pas vdekjes pseudonimet e ndryshme “Majku i Hekurt”, “Malloj Rezistent” dhe “Rasputini i Bronksit”. Majkëll ishte një klient i rregullt në lokalin e Toni Marinos.
Marino, 27 vjeç, do të ishte me fat nëse merrte ndonjë para nga klientët për uiskin që konsumonin. Borxhet shënoheshin në një bllok, por pak prej tyre u shlyen. Pasditen e një dite korriku në vitin 1932, Malloj ishte duke pirë si zakonisht, kur Marinos dhe 2 miqve të tij – Frenis Paskua dhe Daniel Krisberg, u lindi ideja për të bërë shumë para.
Ata planifikuan t’i paguanin Malloj një policë për sigurimine jetës, dhe më pas t`a ndihmonin atë të dehej deri në vdekje. Historia e hershme e jetës së Majkëll Mallojit ishte i panjohur. Nuk kishte asnjë shok apo familjar, që mund të thoshte diçka. Edhe mosha e tij ishte e panjohur.
Pra ishte dikush që nuk do t’i mungonte kujt, dhe identiteti i të cilit mund të falsifikohej lehtësisht. Marino kishte arritur një përfundim të ngjashëm një vit më parë kur kishte vrarë një grua të pastrehë, duke marrë në emër të saj policën e sigurimit të jetës prej 2.000 dollarësh.
Malloj gjithnjë i dehur, u duk si një objektiv edhe më i lehtë. Ndaj shumë shpejt u formua një “Trust i vrasjes” (siç do ta quanin më vonë gazetat) midis Marinos, Krisberg, Paskoas, banakierit Red Mërfi dhe kriminelëve të vegjël Xhon Meknali, Edward Smith, Toni Bastone dhe Xhozef Maljone.
Detyra e Mërfit do të ishte të identifikonte të ndjerin Malloj si të afërmin e tij. “Nikolas Mellori”, një person i trilluar do të kishte 3 polica të sigurimit të jetës, ku secila ofronte një dëmshpërblim të dyfishtë. Nëse plani do të ishte i suksesshëm, secili anëtar i “Trustit” do të merrte pjesën e tij prej 3.576 dollarësh (rreth 65.000 dollarë me kursin e sotëm).
Me rregullimin e këtyre gjërave, vrasja e Malloj u duk asgjë më shumë se sa një formalitet. Marino shpresonte që duke ia mbushur vazhdimisht gotën, Malloj do të dehej deri në vdekje. Por pas 3 ditësh ku piu rëndë, Malloj ishte ende gjallë. Në këto kushte, Marino ndryshoi strategji.
Disa burime thonë se ai i hodhi në pije antifriz për makinat, vaj terpentinë dhe së fundmi helm miu. Të tjerë pretendojë se i dha Mallojit edhe alkool dëllinje, që është aq i fortë sa që edhe vetëm një sasi e vogël mund të shkaktojë verbim. Një natë Malloj ra përtokë pa ndjenja. Por për zhgënjimin e vrasësve të tij, ai nuk vdiq.
Përkundrazi, po flinte duke gërhitur fort. Kur u zgjua disa orë më vonë, kërkoi të pinte akoma. Atentatorët vendosën t’ia helmojnë edhe ushqimin.
Mallojitit i dhanë të hajë për disa ditë karkaleca deti të marinuara me alkool të denatyruar. Atentatorët prisnin që ai të vdiste. Por kjo nuk ndodhi. Malloj gromësiu disa herë dhe vazhdoi të pinte. Marino e shtoi arsenalin kundër tij. Ai hapi një konservë peshku e la të kalbej për disa ditë, pastaj përgatiti një sanduiç për Mallojin, duke futur në të copa xhamash, copa metali të bluara imët nga kanoçja e sardeleve.
Malloj e hëngri sanduiçin dhe kërkoi një tjetër. Banda po dëshpërohej. Me primet e sigurimeve, koston e uiski dhe alkoolit industrial, vrasja e Malloj po bëhej një ndërmarrje e shtrenjtë. Ndërkohë kishte ardhur dimri ndaj ata e çuan Mallojpër shëtitje në Parkun Krotona të mbuluar me dëborë rreth 1 km larg barit të Marinos.
Ata e shtrinë në një stol të parkut, e zhveshën dhe e lagën me ujin e akullt. Por për habinë e tij, Marino e gjeti Mallojin të nesërmen në bodrumin e lokalit të tij duke u ankuar për një ftohje. Deri në atë moment kishte pasur 4 atentate ndaj Majkëll Mallojit. Dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte vrarë atë.
U vendos që të përdoreshin masa më brutale. “Trusti” rekrutoi taksistin Hershi Grin që ta shtypte me makinë Mallojin. Natën vonë, Malloj i dehur u vendos në mes të rrugës. Por kur makina po vinte drejt tij, ai arriti të përmendej dhe të hidhej në anë të rrugës.
Pas 2 manovrimeve taksisti e goditi njëherë, dhe pastaj u kthye edhe njëherë. Atentatorët u larguan me vrap duke menduar se Malloj kishte vdekur. Një javë më vonë, Mërfi u paraqit si vëllai i “Nikolas Mellor” duke i telefonuar morgut dhe spitaleve, me shpresën për të dëgjuar lajmin e vdekjes së Malloj.
Por nuk kishte asnjë shenjë prej tij. As gazetat nuk kishin përmendur ndonjë njeri që ishte vrarë në rrugë nga ndonjë aksident. Disa ditë më vonë, Malloj hyri duke çaluar më lokalin e tij të preferuar për të takuar “miqtë” e tij, dhe për të marrë dozën e tij të alkoolit.
Përveç një thyerje në kafkë dhe shpatull, ai ishte në humor të mirë. Atëherë, ata menduan të punësonin një vrasës profesionist, por kjo kushtonte shumë. Ata u përpoqën të ekzekutonin një tjetër të dehur për t’i marrë para nga polica e tij e sigurimit. Por edhe ai mbijetoi.
Pasi iu sos durimi, ata futën një ditë Mallojin në një dhomë dhe i futën në gojë me forcë tubin e gazit. Ai vdiq më në fund i helmuat me monoksid karboni. Një mik i Paskuas, falsifikoi një certifikatë vdekjeje në emër të Nikillas Melori.Por ata morën një pagesë prej vetëm 800 dollarësh nga Metropolitan Insurance Insurance.
Pastaj gjithçka filloi të zbulohej kur u përpoqën të merrin paratë e sigurimit nga Prudential Life Insurance.Për të legjitimuar kërkesën, agjentët e sigurimeve të Prudential kërkuan të shihnin trupin. Por kur Paskua tha se trupi ishte varrosur tashmë, kompania e sigurimeve thirri autoritetet.
Në majin e vitit 1934, trupi i Malloj u zhvarros. Certifikata e rremë e vdekjes thoshte se ai kishte vdekur nga pneumonia lobare, por autopsia provoi të kundërtën. Grin, që nuk ishte i kënaqur me pagesën e marrë, filloi të flasë.
Policia zbuloi se një grua e pastrehë kishte vdekur në rrethana të dyshimta, dhe se Marino ishte përfituesi i vetëm i sigurimit të saj të jetës. Shumë shpejt kishte prova të mjaftueshme për të arrestuar anëtarët e “Trustit të vrasjes”. Frenk Paskua, Toni Marino, Daniel Krisberg dhe Xhozef Mërfi dolën para gjykatës në Bronks.
Në fillim, u përpoqën të shtirren si të çmendur, por kur kjo nuk funksionoi, tentuan t’ia hedhin fajin njëri-tjetrin. Në qershor dhe korrik 1934, Paskua, Marino, Krisberg dhe Mërfi u ekzekutuan me vdekje në karrigen elektrike në burgun Sing Sing.
Burimi i lajmit: https://allthatsinteresting.com/michael-malloy
Përshtatur nga TIRANA TODAY