E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Presidenti kroat shokohet nga pasojat e tërmetit: Njësoj si Durrësi në Shqipëri

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç ka shkuar në Petrinja, qytetin më të goditur nga tërmeti në Kroaci.

Gjatë vizitës së tij atje, ai ka bërë dhe një koment për situatën, të cilën e ka quajtur të tmerrshme.

Milanoviç e ka krahasuar tërmetin në Kroaci me atë që preku vendin tonë një vit më parë, me epiqendër në Durrës.

E tmerrshme! Çfarë tmerri! Ushtria është këtu. Kazermat mund të strehojnë disa qindra njerëz, familje. Por … është një tmerr. Ishte një vit i vështirë, i tmerrshëm. Ky është si të shtosh edhe një dhimbje listës me dhimbje pa fund. Kjo do të ndërtohet, por një njeri, një fëmijë humbi jetën. Vitin e kaluar tërmeti më i fortë ishte në Durrës, Shqipëri, 6, 4 ballë. Ky është praktikisht e së njëjtës forcë.”, u shpreh presidenti.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka tronditur sot Kroacinë, duke shkaktuar deri më tani 20 të plagosur dhe një viktimë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...