Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 26 dhjetor të vitit 2016. Po kështu është arrestuar edhe një person tjetër, për përkrahje të autorit të krimit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë kapur shtetasin me inicialet S.D, 30 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Ky shtetas më datë 26 dhjetor 2016, tek rrethrrotullimi në dalje të unazës lindore të qytetit Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S.M, duke e lënë të plagosur rëndë.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç. 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Deklarata e policisë
Shkodër
Një tjetër person në kërkim në prangat e policisë
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 26.12.2016, si dhe arrestohet një person tjetër për përkrahje të autorit të krimit.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: S.D, 30 vjec, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër;
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Ky shtetas më datë 26.12.2016, tek rrethrrotullimi në dalje të unazës lindore të qytetit Shkodër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S.M, duke e lënë të plagosur rëndë.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç. 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.