E diel, 5 Korrik, 2020
28 C
Tirana

I shkollon Allahu/ Dëshmitë tronditëse, vajza nuk di sa bëjnë 5 x 10

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Roland Kryemadhi, një ditë më parë refuzoi të qaraqitej në gjykatë. Për këtë shkak, policia ka ndërhyrë për ta shoqëruar forcërisht. 37-vjeçari i është kundërpërgjigjur duke u mbyllur në shtëpi, e duke i kërcënuar me armë, të cilën mësohet se ia ka drejtuar dhe fëmijëve të tij. Është kjo historia e Roland Kryemadhit që jeton në Kamëz, i cili me pretendimin e predikimit fetar islam, ka penguar vajzat të ndjekin shkollën.

Si nisi historia?

Zanafilla e kësaj ngjarje ka nisur në maj 2019, kur shërbimi social Kamëz ndërhyn për t’i kërkuar familjes që fëmijët e tyre të ndiqnin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Pas kundërshtimit të babait 37-vjeçar, shërbimi social ka njoftuar autoritetet përkatëse. Organi i akuzës e vë menjëherë nën hetim. Më 14 Maj 2019, ndaj tij gjykata caktoi “arrest në mungesë” dhe pak ditë më pas policia arriti ta vërë nën pranga. Në hetim për pengimin e arsimimit të vajzave me argumentin “ se i shkollon Allahu”, është vënë edhe bashkëshortja e tij.

Kryemadhi ka dalë para gjykatës në 25 Maj 2019, dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Por as me këtë masë Kryemadhi nuk bëri hapa pas. Vajzat i ndali të shkollohen dhe i vetmi që frekuentonte mësim si të gjithë bashkëmoshatarët është djali i familjes.

Pas ngjarjes së djeshme, mësohet se është shtyrë sërish seanca ndaj tij. Pas ndërhyrjes së RENEA-s dhe negociatave të gjata, 37-vjeçari është vetëdorëzuar, ku ndër të tjera do të përballet edhe me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë.

Intervista

Sa kohë ke shkuar në shkollë?

Fëmija: Një vit

Po më pas?

Fëmija: Nuk kam shkuar më?

Pse nuk ke shkuar?

Një nga familjarët: Mos e lodh më me më shumë shpjegime, nuk dëshiroj.

Fëmija: Nuk dëshiroj

Pse?

Fëmija: Nuk dëshiroj

Selma 13 vjeçe nuk është ulur kurrë në bankën e klasës së parë, për këtë fakt prindërit e saj të dyshuar për prirjet radikale akuzohen nga drejtësia se i kanë mohuar të drejtat përfshirë edhe mos shkollimin e 2 motrave të tjera.

Për shkak se porta nuk u hap pasi i zoti i shtëpisë u arrestua, gjatë intervistës ne nuk mund të shikonim veç syve të fëmijës.

Selma sa kohë ke qenë?

Selma: Vetëm 3 vjet në kopësht.

Mësove diçka nga shkolla dhe kopshti?

Selma: Jo asgjë fare.

Të mungon? Do doje të kishe shoqe dhe shokë?

Selma: Jo jo fare, mami më ka mësuar.

Më lexo pak këtë gjënë Selma

Lexo edhe :   Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Selma: Udhëzona në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd as të atyre që janë të humbur.

Lexo edhe :   Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Selma, sa bëjnë 5 herë 10?

(Vajza nuk e di përgjigjen, nuk flet).

Selma 5 herë 10-të sa bëjnë?

Tre vajzat e çiftit Kryemadhi e shikojnë botën përmes grilave të vendosura mbi portën kryesore të shtëpisë, ato nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë, kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë nga prindërit të cilët hetohen dhe gjykohen për keq trajtim të të miturve.

Por e ëma e cila qëndron ndërkohë në shtëpi së bashku me fëmijët, menjëherë sapo bashkëshorti u arrestua, kudnërshton versionin e policisë dhe prokurorisë dhe thotë se ajo i ka mësuar të shkruajnë dhe i mban në shtëpi pasi do që të ruajë nderin e tyre integritetin e tyre dhe jetën e tyre.

Mamaja: Nuk është çështje feje, është çështje morali që duam të ruajmë moralin dhe nderin e familjes.

A mund ta dëgjoj pak vajzën tënde?

Mamaja: Po këtu i ke.

Dua të vijë të më lexojë pak, ku është goca?

Mamaja: Po merr bija ime dhe lexo Kur’an.

Anila: Po ku ta shikoj unë që po lexon ajo?

Mamaja: Unë këtë derë u thash edhe atyre, forcave kompetente kur ikën që mbaruan punë. U thash e bëtë kontrollin e bëtë atë që deshët me bërë, tani e mbrapa porta ime nuk hapet më, ka thënë ajo për “Top Channel”.

Besa tregon se i gjithë ky vendim i çiftit Kryemadhi nisi pas një incidenti të ndodhur asaj në qendër të Kamzës gati dhjetë vite më parë.

Mamaja me lot në sy: Unë kam qenë shkaktare që i kam thënë burrit, unë nuk dal më vetëm nga kjo shtëpi sepse më rastisi që dola në Kamëz dhe dikush më ngacmoji dhe unë u ndjeva shumë keq.

Prokuroria mendon se tre vajzat e mitura u ndaluan për të vajtur në shkollë dhe u mbajtën me dhunë nga prindërit, njëri prej tyre Roland Kryemadhi tashmë gjendet i arrestuar pasi kundërshtoi policinë dhe kanosi gjatë kohës që agjentët tentuan ta shoqrojnë forcërisht.

I njohur në lagje për prirjet radikale, 39-vjeçari ka deklaruar se do ti mësojë vajzat në rrugën e zotit dhe jo në shkollë.

Banorja: Nuk i çon, nuk ka besim.

Sa kohë ka që nuk i çon?

Banorja: Vetëm të madhen ka çuar në klasë të parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe të infektuarve, reagon Rama

Javët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Së fundmi, ka reaguar...

Nesër rinis transporti publik, çfarë duhet të dini

Pas 4 muajsh, ditën e nesërme pritet që të nisë transporti publik në kryeqytet. Dje, Bashkia e Tiranës njoftoi se kishte rënë dakord me shoqatat...

Basha: Ja plani jonë për bujqësinë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook, shpalos planin që ka për bujqësinë. “Një fond prej 50 milionë eurosh në...

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, del bilanci i 24 orëve të fundit

Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese! Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit teksa njoftoi se 2 persona...

Kanye West kandidon për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Postimi i fundit i reperit amerikan Kanye West po bën xhiron e rrjetit. Ai kandidon për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! “Tani duhet të...