Dalin në dritë detaje të tjera sa i takon ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Korçë.
36-vjeçari, Elvis Josifi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse.
Sipas Gazetës “Panorama”, 36-vjeçari punonte si i nënkontraktuar nga kompania që po ndërton objektin ku ndodhi ngjarja. Bëhet me dije se viktima ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një pension prej 10 mijë lekësh të reja në muaj.
Ndërkohë, punëtori që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës.