Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte ‘vrasës’

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
I ngatërruan foton me të autorit, nga Anglia zbulon se ishte ‘vrasës’

Dy netë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Një person, që rezultoi punonjës policie, vrau me armë zjarri një të ri për radhën e pagesës në një supermarket në rrugën “Irfan Tomini”. Autori i vrasjes, Arbër Sula u shpall në kërkim. Lajmi pushtoi të gjitha mediat.

Në këtë moment, një qytetar u drejtua në emisionin “Stop”, duke thënë se quhej Arbër Sula, ishte punonjës policie në Tiranë dhe jo në Dibër si autori dhe ndodhej në Angli. Ai thotë se është përdorur fotoja e tij në lajmet e shpërndara, duke i krijuar një shqetësim të panevojshëm. Zëdhënësi i policisë Genti Mullai tha se do të bëjë një deklaratë, ku të sqarojë situatën, dhe të heqë foton e Arbrit nga mediat e ndryshme.

Polici Arbër Sula: Përshëndetje Stopi! Unë jam Arbër Sula, punoj në Policinë Rrugore në Tiranë. Kam rreth një javë që kam ardhur këtu në Angli. Hap mediat, hap Facebook-un dhe shikoj që emri im është njollosur në mënyrë të papërgjegjshme, për ngjarjen që ka ndodhur tek “Irfan Tomini”. Në momentin, që pati një vrasje, ky autori i ngjarjes quhet Arbër Sula, dhe ai është punonjës policie, ka të njëjtin profesion si unë, por ai punon në polici në Dibër. Ngjashmëria fizike nuk ka lidhje, jam goxha më i gjatë se ai! Nuk ka lidhje fare ngjashmëria fizike fare me të! Sapo ndodhi ngjarja, vihem në dijeni nga kolegë të mi dhe nga të afërm që fotografia ime është vendosur nga të gjitha mediat, në të gjitha rrjetet sociale, sikur jam unë autori i vrasjes dhe për këtë arsye na kanë futur gati në hasmëri me familjarët e djalit që ka ndërruar jetë!

Polici Arbër Sula: Padiskutim! Kam patur disa kërcënime, sepse edhe njerëzit çfarë kanë parë edhe në rrjetet sociale ka qarkulluar vetëm fotografia ime se normalisht ky është vrasësi, kanë thënë për mua. Si qenkam unë vrasësi? Ku bazohen ata? Me ç’të drejtë? Ku e gjejnë ata këtë guxim?! Disa media, që thonë ky është vrasësi, ku e faktuan? Apo thjesht për emër, mbiemër? Dakord! Është rastësi, por nuk mund të nxjerrësh fotografinë e dikujt tjetër, sepse lind një konflikt i madh, dhe kalon në hasmëri. Kush mban përgjegjësi për këtë pastaj?

Polici Arbër Sula: Më kanë cuar disa mesazhe : “Ku je?”,  “Si je?”, “ Do të gjejmë e do të bëjmë…”, kështu që unë nuk kam taksirat, unë dhe familja ime të shqetësohet për shkak të papërgjegjshmërisë të mediave. Kjo është e papranueshme! Domethënë, unë kam ardhur për qejfin tim në Angli, të shijoj pushimet e mia dhe marr vesh që emri im baltoset në Shqipëri, dhe marr një status “vrasës”. Nuk ka gjë më të rëndë! Ky është vrasësi!

Polici Arbër Sula: Unë kërkoj, që të pastrohet imazhi im! Të thuhet e vërteta! Dhe unë jam Arbër Sula, jam punonjës policie në Policinë Rrugore në Tiranë, dhe nuk kam lidhje fare me ngjarjen! Unë kërkoj, që mediat, ashtu sic kanë nxjerrë fotografinë time, edhe një herë, shumë e rëndë duke thënë, që ky është vrasësi, dua që të bëhet përgënjeshtrim i kësaj ngjarjeje dhe të thuhet e vërteta.

Polici Arbër Sula: Dua që të hiqet fotografia ime! Të thuhet, që ky person nuk ka lidhje me ngjarjen, ashtu siç është e vërteta! Dhe të gjendet sa më shpejt e të vendoset fytyra e vërtetë e vrasësit!

Për këtë rast u vu në dijeni zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai.

Zëdhënësi i Policisë Genti Mullai: Të lutem, sa më tha Arbri në 12 të natës, jam marrë me të gjitha mediat! Morëm mediat i thamë, që s’është ky personi! Dëgjo shokun tënd, është e zgjidhur kjo!

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” nga Policia e Shtetit u premtua zgjidhja dhe kjo gjë iu komunikua Arbrit.

Gazetarja: Komunikuam me zëdhënësin e policisë, Genti Mullai, i cili merret me median dhe më premtoi se do të zgjidhet rasti. Disa nga mediat kanë filluar që të ndërgjegjësohen dhe të ndryshojnë të dhënat e tua me lajmin. Pjesa tjetër emediave, të cilat nuk kanë reaguar me Policinë e Shtetit, do të reagojnë me “Stop”-in./tvklan.al

Tags: Arbër Sulaemisioni STOPGenti Mullai

TË LIDHURA

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin
Aktualitet

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar
Aktualitet

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Next Post
Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Pse Berisha filloi të mbrohet për 21 janarin?

Turqi/ 25 të vdekur nga alkooli i falsifikuar

Turqi/ 25 të vdekur nga alkooli i falsifikuar

“Mr. Drynit i dolën sytë”, Topalli del me deklaratën e papritur për Bashën

"Mr. Drynit i dolën sytë”, Topalli del me deklaratën e papritur për Bashën







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

by mirseda
20:59 | 14/04/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet...

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

20:17 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com