Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me elektoratin e tij në Devoll, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Po ashtu, Rama u shpreh se lideri demokrat, Lulzim Basha është një llafazan dhe gjumash, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të mos sakrifikojnë jetën e tyre për to.
“Janë katër njerëz që duan akte të paligjshme Nuk e di nëse ka shqiptar normal që të sakrifikojë jetën e vet për fallxhoren, për Lulzimin, Ilirin e Saliun.
Basha një dembel llafazan që i bie këmbës që o e dua o nuk ka. Nuk e kupton që edhe aq sa mori, e mori sepse ishte shoku im. Por duhet ta kuptojë se nuk duhet të qëndrojë më në shoqëri të keqe. Unë i them shqiptarëve mos iu shkoni pas, mos sakrifikoni jetën tuaj”, deklaroi Rama.