Kronikë

Tension në Korçë, momenti kur eskorta e Ramës kalon mes protestuesve

               Publikuar në : 20:50 - 15/06/19 Enno

Disa simpatizantë të Partisë Demokratike kanë tentuar t’i bllokojnë sërish rrugën kryeministrit Edi Rama në fshatin Zemblak, Korçë, teksa ky i fundit përfundoi takimin elektoral në Devoll.

Protestuesit qëndruan për më shumë se një orë në pritje të mbërritjes së eskortës, ndërsa Forca të shumta të policisë si dhe FNSH-ja bën të mundur shmangien e çdo incidenti.

Në momentin e kalimit, mbështetësit e opozitës hodhën shishe uji dhe gurë në drejtim të eskortës së kryeministrit, ndërsa janë përplasur dhe me efektivët e policisë.

Kujtojmë se pak më parë, dhe ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji u konfrontua me zv.drejtorin e Policisë së Shtetit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT