Abuzimi me alkoolin, vret 1 njeri çdo 10 sekonda.
Qelizat e trurit nisin të ndryshojnë, vetëm 6 minuta pasi keni nisur të konsumoni alkool.
Alkooli nuk tretet, por përthithet direkt nga gjaku. 90 për qind e tij metabolizohet nga mëlçia, dhe vetëm 10 për qind nxirret jashtë organizmit tonë.
Njerëzit me sytë blu, kanë një tolerancë më të lartë ndaj alkoolit. Ndaj ata janë shumë të prirur të kenë varësi prej tij.
Kur pini deri në dehje, truri juaj e humbet përkohësisht aftësinë për të krijuar kujtime.
Deri në vitin 2013, birra në Rusi nuk konsiderohej një pije alkoolike.
25 për qind e të gjithë meshkujve ruse, vdesin para se të mbërrijnë 50-vjeç, kryesisht për shkak konsumit të madh të vodkës.
Birra më e fortë në botë, përmban 67.5 për qind alkool. Ajo u krijua në vitin 2012, dhe u pagëzua me emrin “Snake Venom” (Helmi i Gjarprit).
Ndërkohë, për ata që i kanë frikë aventurat, shkencëtarët australianë kanë prodhuar një birrë hidratuese, e cila nuk të deh.
Qitësit profesionistë e përdorin shpesh alkoolin, pasi ai cilësohet si një ilaç për rritjen e performancës. Alkooli relakson trupin, mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës, duke rritur përqendrimin.
Sipas një studimi, ata që pinë më shumë alkool janë njerëzit inteligjentë./Tirana Today