E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

Ilir Meta, një armik që na duhet

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Nga Andi Bushati

Sa më shumë që po luftohet nga Edi Rama, aq më tepër Ilir Meta po mbështetet tek i vetmi aleat që i ka mbetur: mbrojtja e interesit publik. Këtë ka bërë edhe sot nga zyra e Presidentit, prej nga ka kthyer mbrapsht ndryshimet e Kuvendit në ligjin për koncesionet dhe PPP.

Le të jemi të qartë, me kompetencat që ka, kreu i shtetit as nuk e frenon dot grykësinë, as nuk e ndal paskrupulltësinë e rilindësve. Ai vetëm mund të përdori të gjitha mjetet që ka në dorë, për ta bërë sa më ulëritëse atë. Kështu ka ndodhur edhe me mosdekretimin e dy neneve (17 dhe 18) që mëtonin të shtynin ende në kohë efektet shkatërruese të ligjit të mësipërm dhe më konkretisht mundësinë për të marrë para publike përmes ofertave të pakërkuara.

Të ndodhur nën presion të madh ndërkombëtar, se po shkatërrojnë buxhetin dhe po thellojnë borxhin, rilindasit u zotuan që vitin e shkuar se do i thonë stop shpërndarjes së milionave me oferta të pakërkuara. Rasti më flagrant i kësaj praktike ishte marrëveshja mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së gjashtë grataçielave me një fitim 200 milionë eurosh.

Ashtu sikurse treguan investigimet për këtë aferë (kryeministri me arkitektin Bjarke Ingels e kishin bërë shumë më parë planin- që në vitin 2016- sesa Shkëlqim Demir Fusha të dorëzonte ofertën e tij të pakërkuar- në 2017 / Pika 3, 5, 11 e shkrimit poshtë), ky lloj ofertimi, nismëtari i të cilit fitonte edhe pikë më shumë sesa konkurrentët e mundshëm në garë, rezultoi një hedhje hi syve për të shpërndarë para pa konkurrencë.

Pikërisht për këtë ndërkombëtarët e fshikulluan dhe pikërisht se i doli boja keq, qeveria Rama u zotua ta kufizojë atë. Oferta e pakërkuar do përdorej këtej e tutje vetëm për ndërtimet në porte dhe aeroporte dhe bonusi për të do të hiqej.

Por, megjithëse e kishin gati që në janar, socialistëve nuk u bënte zemra ta kalonin këtë ndryshim. Ata e zvarritën dhe sorollatën për katër muaj, deri sa vendosën ta votonin në parlament në 17 korrik. Por sërish edhe këtu e gjetën një kleçkë. Një ditë përpara miratimit, shtuan amendamentet e neneve 17 dhe 18, për ta shtyrë edhe tre muaj këtë praktikë të dyshimtë. Qëllimi ishte i qartë: nga njëra anë u thonin ndërkombëtarëve se porosinë tuaj po e zbatojmë, nga ana tjetër shfrytëzonin çdo ditë që u jepej për të bërë para.

Lexo edhe :   Nxorën konkluzionin se Teatri duhej shembur, Prokuroria thërret në pyetje 3 specialistët
Lexo edhe :   Baton Haxhiu: Modeli i politikës së Metës është i vjetëruar

Kështu vepruan dhe pikërisht këtë kohëzgjatje absurde nuk ka pranuar të dekretojë Ilir Meta. Ai ka argumentuar se parlamenti ka votuar ndryshime që lënë vend për abuzime. Ashtu sikurse thamë, ai nuk ka fuqi t’i ndalojë ato. Parlamenti që tashmë është me pushime do të marrë kohë t’i rivotojë sërish ndryshimet dhe afati i hyrjes së tyre në fuqi do të jetë pak a shumë i njëjtë. Qeveria Rama do të ketë mundësi për rrumpallë me oferta të pakërkuara, përsëri, deri në tetor.

Por, pavarësisht se nuk e pengon dot babëzinë, hapi që hodhi Meta është i vlefshëm për tjetër gjë: sepse duke mos e dekretuar, ai po e vë më në dukje anën e errët të këtij ndryshimi. Në këtë kuptim, ai po ndjek të njëjtën rrugë, sikurse bëri me kthimin pas të ligjit për teatrin, apo me atë për përgjysmimin e dividentit.

Ilir Meta është shndërruar në të vetmin politikan, që nuk po e godet lidhjen Rama- oligarkë vetëm me fjalë, por edhe me akte.

E këtu, në paradoks me mendimin që shumëkush ka për të, ai po i shërben publikut. Pak rëndësi ka nëse këtë po e bën me bindje, apo për shkak të konfliktit politik armiqësor ku është ngërthyer. Edhe kjo e dyta në qoftë, Ilir Meta është një armik që na duhet. Një gur më shumë në barrikadën ndaj makutërisë së Ramës dhe dhjetë klientëve të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sekuestrimi i 400 mijë dollarëve/ Zbulohet biznesmeni që do çonte paratë në Australi

400 mijë dollarët që u sekuestruan sot nga blutë e Tiranës, i përkasin biznesmenit Aleksandër Gavoçi, raporton Dosja.al. Ky biznesmen nuk është i panjohur,...

“Janë karagjozë, me nivel mizerabël kulturor”, Murrizi kërkon ndëshkimin e Blendi Fevziut

Deputeti Myslim Murrizi, njëherazi kryetar i grupit parlamentar demokrat, i ka kërkuar Autoritetit të Mediave Audiovizive që të marrë masa ndaj moderatorit Blendi Fevziu....

OFL vendos sërish në “shënjestër” grupin e rrezikshëm

Operacioni Forca e Ligjit zbarkoi sërish ditën e sotme në Shkodër për të kërkuar vetëdeklarimin e burimit të pasurisë për një tjetër anëtar të...

Rama: Shtyhen sërish me 3 muaj këstet e kredive

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pagesa e kësteve të kredive do të shtyhen sërish me 3 muaj. Përmes një postimi në Facebook,...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...
WhatsApp KONTAKTO TT