Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

I mbijetoi ngrirjes për 80 minuta në ujin e akullt, mrekullia që ndodhi me Ana Bagenholm

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
I mbijetoi ngrirjes për 80 minuta në ujin e akullt, mrekullia që ndodhi me Ana Bagenholm

Nga Helen Flatley

Qeniet njerëzore, nuk janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i bëjnë ballë të ftohtit ekstrem. Trupat tanë funksionojnë normalisht në rreth 37 gradë Celsius, dhe një luhatje qoftë edhe e vogël prej disa gradësh, mund t’i vërë në rrezik organe jetësore të njeriut.

Megjithatë, në vitin 1999, një mjeke e re suedeze, i mbijetoi një përvoje të hidhur, që shumica e njerëzve e konsiderojnë si diçka të pamundur: temperatura e saj e trupit ra nën 14 gradë Celsius, para se të ringjallej dhe të rikthehej në jetë, duke i shpëtuar pabesueshmërisht vdekjes.

Në majin e vitit 1999, Ana Bagenholm punonte si praktikante në spitalin Narvik në Norvegji, duke u specializuar për t’u bërë kirurge. Një mëngjes ajo u nis për në malet Kjolen me miqtë e saj, për të skijuar në shpatet e tij.

Bagenholm dhe miqtë e saj, e kishin bërë atë udhëtim shumë herë gjatë dimrit të shkuar, por këtë herë ekskursioni do të ishte i paharrueshëm për të gjitha arsyet e gabuara. Në një moment Bagenholm, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga shpati, dhe përfundoi duke çarë akullin që kishte mbuluar një lumë të vogël.

Ajo u tërhoq nga uji nën sipërfaqen e akullit. Për fat të mirë, miqtë e saj e gjetën shpejt, megjithatë nuk ishin në gjendje ta nxirrnin menjëherë nga uji. Ana arriti të gjejë një xhep ajri, që e lejoi të merrte frymë, por uji i ngrirë ia uli shpejt temperaturën e trupit, dhe ajo humbi ndjenjat. Tetëdhjetë minuta më vonë, ekuipazhi i shpëtimit mbërriti në vendngjarje, duke arritur ta nxjerrë Bagenholm nga uji.

Në atë moment temperatura e trupit të saj kishte zbritur në 13.7 gradë Celsius, zemra e saj kishte ndalur së rrahuri, dhe mjekja e re ishte sipas të gjitha gjasave e vdekur. Megjithatë, ekipi i shpëtimit vazhdoi të kryente procedurën e rianimimit CPR, dhe e dërgoi atë në spitalin më të afërt, ku doktor Mads Gilbert, ishte kreu i departamentit të emergjencës.

Në Norvegji, mjekët zakonisht nuk e shpallin një person të vdekur, derisa trupi i tij të jetë rikthyer në një temperaturë normale, dhe Gilbert e dinte që edhe pasi dukej praktikisht e vdekur, kishte ende një shans të vogël që Bagenholm të ringjallej.

Sapo trupi i një njeriu pëson një arrest kardiak, qelizat fillojnë të pësojnë dëmtime si pasojë e mungesës së oksigjenit, dhe personi shumë shpejt do të vdesë, nëse nuk merr menjëherë ndihmë mjekësore. Megjithatë, Gilbert e dinte se fakti që Bagenholm kishte ngrirë e gjitha, mund të kishte ndalur procesin e “e vdekjes”.

Ai u shpreh: “Ne nuk do ta shpallim të vdekur, derisa ajo të jetë e ngrohtë dhe e vdekur”.  Sipas Gilbert, ujërat e ftohta të lumit, e kishin ulur temperaturën e trurit të Bagenholm në një shkallë të tillë, sa që kur ajo pësoi arrest kardiak, truri kërkonte thuajse zero oksigjen. Për pasojë, ai nuk nisi të pësonte të njëjtin dëmtim të qelizave, ashtu sikur temperatura e trupit të saj, të ishte ulur pas një arresti kardiak.

Mjekët e kuptuan që nivelet e kaliumit ishin normale, gjë që tregonte se qelizat e trupit të vajzës nuk ishin dëmtuar ndjeshëm, ndaj përpjekjet për reanimim, kishin një shans për të pasur sukses. Bagenholm iu nënshtrua një procedure të njohur, si bajpasi kardiopulmonar, ku gjaku i pacientit nxirret jashtë, me synim normalizimin e temperaturës së trupit.

Temperatura e saj trupore nisi gradualisht të rritej, dhe mrekullisht 4 orë e gjysmë pasi ajo kishte rënë në ujërat e akullta, zemra e Ana Bagenholm filloi të rrihte përsëri. Edhe pse nuk u zgjua për 12 ditë të tjera, me kalimin e kohës, Bagenholm pati një rimëkëmbje të plotë të gjendjes shëndetësore.

Ajo ishte në fillim e paralizuar nga qafa e poshtë, por më në fund ishte në gjendje të lëvizte, të ecte, madje edhe të shkonte sërish për ski. Në kohën e aksidentit të saj, Bagenholm e theu rekordin për rënien më të ulët të temperaturës së trupit, përpara riardhjes në jetë, me 13.7 gradë Celsius. Edhe pse histori të tilla mbijetese janë të rralla, ato tregojnë qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të trupit të njeriut, madje edhe në kushtet më ekstreme./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 80 minutai mbijetoimrekulliangrirjesujin e akullt

TË LIDHURA

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro
Kuriozitete

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale
Kuriozitete

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

18:15 | 26/07/2025
Next Post
Memushaj shpalos talentin, shënon eurogol nga jashtë zone (Video)

Memushaj shpalos talentin, shënon eurogol nga jashtë zone (Video)

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë

Fëmijët shqiptarë i bëjnë grekë, ndërsa prindërit e tyre i dëbojnë

PD i rikthehet akuzave: Të arrestohet urgjentisht drejtori i Policisë së Fierit

PD i rikthehet akuzave: Të arrestohet urgjentisht drejtori i Policisë së Fierit

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025




TË FUNDIT

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët
Aktualitet

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

by mirseda
13:49 | 07/08/2025
0

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale...

BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

13:45 | 07/08/2025
Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

13:43 | 07/08/2025
Tirana e Miles, 5 teste, 1 fitore dhe shumë pikëpyetje

Tirana e Miles, 5 teste, 1 fitore dhe shumë pikëpyetje

13:41 | 07/08/2025
Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

11:19 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com