Një farmacist nuk ia ka dalë dot mbanë me betejën me koronavirusin. Sot ka ndërruar jetë nga COVID-19 farmacisti korçar, Romeo Zallemi. Burimet bëjnë me dije se 85-vjeçari ishte infektuar me koronavirus 20 ditë më parë.
Ai ishte i shtruar në Spitalin Infektiv të Tiranës, teksa gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk ka mundur dot që të fitojë betejën me sëmundjen.
Farmacisti ju ka shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve dhe bashkëqytetarëve të tij, për të cilët nuk u kursye deri çastet e fundit të jetës.