E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

“O tullumbace e shfryrë, flluskë sapuni. O zemra ke fol ti për mua”, shoqja e Anës në “Përputhen” zihet keq me Shqipen

Në puntatën e parë të emisionit “Përputhen”, një nga vajzat, Ana, u shfaq e mërzitur pas një debati me mikeshën e saj të ngushtë. Kjo e fundit kishte vendosur që të merrte pjesë në emision, por ndryshe nga Ana, nuk ia doli të pranohej. Gjatë bisedës në studio, Ana kërkoi që mos ta ngacmonim më për këtë temë, pasi ajo nuk mund të hidhte ‘poshtë’ këtë miqësi për këtë rast.

Por konkurrentja tjetër, Shqipja, nuk e la me kaq, teksa e ngacmoi më tej. Ajo i tha se “në qoftë se shoqja të ka zili, ajo nuk është shoqe e mirë”. Kaq ka mjaftuar por edhe lakimi i emrit të saj nëpër rrjetet sociale që Xhiliola të vinte në studio dhe të ballafaqohej me Shqipen.

Pjesë nga debati:

Xhiliola: Dëshiroja një debat me Shqipen, si mund të ndërhysh pa e njohur personin në fjalë. Ti krijon një lloj antipatie se sa po i shkon pranë shoqes. Më duket diçka absurde të flasësh për dikë që nuk e njeh. Jo më kot kam ardhur, se ajo tha shoqja ka pasur zili për ty. Kur personi është aty fizik, atëherë ke për të folur. Ke krijuar antipati.

Shqipja: E njihja, jemi parë në audicione.

Xhiliola: Ke krijuar antipati, për mua dhe të gjithë publikun.

Shqipja: A e din sa më intereson? Ti ke thënë fjalët që ka thënë Ana. Çfarë kam thënë unë nga ana ime? Më thuaj çfarë kam thënë?

Xhiliola: Ke thënë të xhelozon.

Shqipja: Çfarë ke dëgjuar ti? Ti nuk ke dëgjuar as edhe një gjë. Kam shumë dëshirë të eci të studioj (përshkon me hapa studion)

Xhiliola: Ti nuk ke marr vesh asgjë, ke parë por s’ke dëgjuar. Të dëgjova, më dëgjo!

Xhiliola: Domethënë ti më mban mend, pak më para the nuk më mbaje mend.

Shqipja: Ti qenke fushë nga truri.

Xhiliola: Në momentin që vjen në emision të më cënosh mua, për një gjë që se kam thënë unë, nervozohem.

Shqipja: Unë i kam thënë Anës kështu. Ajo shoqe të ka pasur zili që në momentin e parë nuk është shoqe. Shikoni serinë e parë të gjithë, ju ftoj të gjithëve ta bëni, e më pas flisni me mua. Ti ke ardhur për t’u parë sot, a dëshiron ta lë karrigen? Është në tipin tim të jem këtu, t’i je mashtruese, vjen këtu dhe i transformon fjalët si dëshiron ti.

Xhiliola: O tullumbace e shfryrë, o flluskë sapuni. O zemra ke fol ti për mua, prandaj jam këtu unë.

Shqipja: Ti nuk dinë s’e çfarë thua.

Xhiliola: Pa qenë prezente jam lakuar si emër, imagjino të jem këtu çfarë bëhet.

Shqipja: Unë jam bombë me sahat, s’e ke parë prezantimin tim ti?!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...