Rama tha mesditën e sotme se nuk mund të komentoj për Reformën Zgjedhore, pasi në këtë proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.
Po kështu u shpreh se është i gatshëm që të ulet e të flasë me Bashën, duke e cilësuar këtë si një gjë shumë normale.
“Ne e kemi mbaruar punën tonë, besojmë që produkti është aty. Mos më bëni të komentoj sot, mos më bëni që të bëj ndonjë koment, pasi ka dhe të tjerë që janë përfshirë në këtë proces.
Ma falni këtë shtyrje për disa orë, orë për 24 orë. Unë kur ka qenë në opozitë, kam kërkuar takime me kryeministrin e kohës dhe sot bëj të njëjtën gjë dhe kërkoj takim me kreun e opozitës, është normale ulja dhe diskutimi”, u shpreh Rama.