Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me grabitjen e një banese gjatë natës në qytetin e Librazhdit.
Persona ende të paidentifikuar kane hyre brenda në banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimit dhe nën kërcënimin e thikës e kanë grabitur atë.
Mësohet se autorët kanë marrë një sasi prej 10-12 milionë lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri, ndërsa në momentin e grabitjes në banesë kanë qenë mjeku Albrahimi dhe bashkëshortja e tij të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë për shkak të dhunës së ushtruar nga grabitësit.
Çifti është detyruar t’iu tregojë autorëve se ku ndodheshin paratë dhe sendet me vlerë.
Policia ka marrë dëshminë e tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.