Fotografi i njohur Feliks Bilani teksa ka qenë në protestën e opozitës, ka fotografuar të gjithë personat që folën në podium përveç kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, fotografi ka sqaruar arsyet pse veproi në këtë mënyrë. Ai shprehet se Meta e ka hequr nga puna, e ndërsa tani akuzon për heqje nga puna.
Sipas Feliks Bilanit, fitorja e opozitës është pa Ilir Metën.
“Ashtu rutine…..
Ai momenti kur flet Meta dhe te shkon ne mendje qe te ka hequr nga puna nderkohe qe akuzon per heqje nga puna…..
Fitorja e opozites eshte pa Meten.
Autori i fotos eshte nje mik i vjeter i imi” shkruan ai.
Për 3 orë, opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta zhvilluan një protestë kundër Edi Ramës, ndaj të cilit kanë hedhur një lum akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete.