Bota

“I dinim miq”, Erdogan revoltohet me BE: Vëllezërit tanë ikin nga bombat, ne i strehojmë


               Publikuar në : 19:04 - 14/10/19 Enno

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalës së tij në takimin e Këshillit Botëror të Biznesit, deklaroi se drejt Turqisë janë shkrepur mbi 700 mortaja.

Sipas Anadolu Agency, Erdogan u shpreh se: “Kemi 18 martirë dhe rreth 200 të plagosur”.

“Në historinë tonë të luftës rreth 40 vjeçare me terrorizmin përjetuam shumë ngjarje. Ishim dëshmitarë të lojërave të ndryshme nga vendet që i dinim si aleatë dhe miq”, tha Erdoğan.

Pak ditë më parë, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj, duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë.

“Prej kur organizatat terroriste mbrohen kundër një anëtari të NATO-s ? Vëllezërit tanë arabë në Siri ikën nga bombat fuçi. Tani ne i strehojmë ato, këtë e bëjmë si detyrë vëllazërie. A na mbështetët për këtë? A zgjatët duart tuaja? Jo. Tani merrni disa vendime kundër Turqisë”, tha Erdoğan lidhur me kritikat dhe vendimet e BE-së ndaj Turqisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT