E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

I dënuar për ekzekutimin e kryekomisarit, Arben Frroku i shpëton burgut përjetë

Arben Frroku i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Një gjykatë holandeze vendosi të njohë dënimin e dhënë në Shqipëri ndaj tij, duke e ndryshuar masën e dënimit nga i përjetshëm në 18 vjet heqje lirie. Frroku kërkoi njohje të dënimit shqiptar, pasi pala holandeze refuzoi kërkesën e tij për ekstradim në Shqipëri.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.

Ai u arrestua në Greqi pak kohë pas ngjarjes, ndërsa në atë kohë Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm. Frroku u largua sërish nga Shqipëria pas vendimit, por çështja e tij u apelua duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

Arben Frroku qëndroi në Holandë, ku u arrestua me dokumente të falsifikuara greke.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...