Blutë e Beratit kanë arritur që të zbardhin në një kohë të shpejtë plagosjen me armë zjarri ndaj një 24-vjeçari. Dy autorët e plagosjes janë shpallur në kërkim. Shtetasit Arnold Azizoli dhe Amarildo Dule, të dy 30-vjeç, banues në Berat, janë autorët e plagosjes me armë zjarri të shtetasit Tajar Fetiu, 24-vjeç, banues në Berat.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” , Arnold Azizoli dhe Amarildo Dule kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.
Tajar Fetiu u qëllua 6 herë, por e kanë prekur vetëm 2 plumba në zonën e barkut. 24-vjeçari jetonte në Londër, dhe vinte çdo vit për pushime.
Njoftimi nga Policia Berat
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.
Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve Arnold Azizoli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.