Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është përshtatur mës së miri me jetin e tij në Hungari, teksa tashmë ai ka hapur edhe kompaninë e tij me aktivitet të gjërë biznesi, pranë Budapestit, në qytetin Pecel.
I arratisur tre vite më parë nga Maqedonia e Veriut, Gruevski ka përfituar azil politik në Hungari, nga kryeministri i vendit, Viktor Orban.
Gruevski ka një dënim me burg në vendin e tij për korrupsion, por prej 3 vitesh është në arrati, dhe nuk mund të kthehet sërish në Maqedoninë e Veriut. Nëse ai tenton të rikthehet në vend, do të arrestohej menjëherë.
Nikolla Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre, konkretisht për blerje votash dhe përblerjen e një makine tip “Armored Mercedes” me vlerë 600 mijë euro. Ai u arratis nga Maqedonia më nëntor të viti 2018, dhe e kaloi kufirin me një pasaportë të rreme, duke kaluar edhe nga kufiri shqiptar.