E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kufijtë e SHBA mbeten të mbyllur për europianët për shkak të pandemisë

Shumë shpresonin, që amerikanët do t’i shfuqizonin së shpejti kufizimet prej pandemisë. Por ndryshe nga BE-ja, qeveria e SHBA-së ndjek kursin e rreptë duke dhënë për këtë një arsye të caktuar.

SHBA vazhdon t‘ua refuzojë udhëtimin brenda vendit të tyre europianëve dhe të huajve nga vende të tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Për shkak të varianit Delta ne do t’i mbajmë në fuqi edhe më tej kufizimet për udhëtimet”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki. Raste e infeksioneve me Corona po rriten, kryesisht në radhët e të pavaksinuarve, shpjegoi ajo. “Duket se me gjasë kjo do të vazhdojë edhe në javët e ardhëshme.”

Ndonëse varainti është dominant tani edhe në SHBA, kjo nuk do të thotë, që ne duke hapur kufijtë të vijnë edhe më shumë njerëz më variantin Delta në SHBA. E pyetur se sa kohë do të mbahen në fuqi këto kufizime, zëdhënësja Psaki tha, se: “asgjë nuk është e pakufizaur.” Por aktualisht nuk ka një plan kohor.

Para më sumë se një viti SHBA i ka mbyllur kufijtë për qytetarët nga BE-ja, Britania e Madhe Kina dhe Irani. Më pas u shtuan edhe vende të tjera, ndër to edhe Brazili dhe India. Përjashtime nga kufizimet ka për gazetarët, studentët dhe biznesmenët.

BE-ja në qershor u bëri thirrje vendeve anëtare që të shfuqizojnë gradualisht kufizimet për udhëtarët nga SHBA-ja dhe vende të tjera. Gjermania si rrjedhojë lejon edhe udhëtime nga SHBA-ja për çfarëdolloj arsyeje duke përfshirë edhe turizmin./DW

Lexo edhe :   Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në brigjet e Japonisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...