Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Humbja në zgjedhje/ Basha nën trysni, i kërkohet dorëheqja

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha thirrje për ambasadat: Po bëhet presion, Koka është bishti i skandalit

Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha është vënë përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila zgjati deri pas mesnate, deputetë të ndryshëm i kanë kërkuar atij dorëheqjen. Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë ka propozuar gjetjen e një zgjidhjeje për një bashkim me pjesën tjetër të demokratëve që mbështesin lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në votimet e së dielës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, përveç Rrogozhinës dhe Dibrës, ku kandidati Luan Haka, u nda me disa dhjetra vota nga i dyti në garë, të të katër bashkitë e tjera, grumbulluan shumë më pak vota se kandidatët e propozuar nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij.

Zoti Basha mësohet të ketë deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, duke akuzuar në këtë mënyrë presidentin Ilir Meta se kishte dekretuar papritur zgjedhjet e pjesshme të cilat ai i kishte mbajtur të bllokuara për një kohë të gjatë.

Edhe në deklaratën e djeshme për mediat, zoti Basha u përpoq që të gjente shkaqet e humbjes jashtë përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Por deputetë të ndryshëm nuk kanë qenë të këtij mendimi. Madje nënkryetari i parlamentit dhe një nga 4 nënkryetarët e PD Agron Gjekmarkaj, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike, në shenjë përgjegjësie për rezultatin. “Të bëjë një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider”, shkruajti ai në Facebook, ndërsa më herët gjatë ditës kishte folur për “një humbje tronditëse”, për të cilën sipas tij “çdo justifikim është i papranueshëm”.

Zoti Basha mësohet të ketë deklaruar se “dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD-në për t’u mbrojtur nga non grata”. Nga mjaft deputetë është këmbëngulur që si zgjidhje të hapet një garë për një kryetar të ri në Partinë Demokratike, në të cilën as Basha e as Berisha të mos marrin pjesë. Kryetari demokrat mësohet të ketë qenë në pozita mbrojtëse thuajse gjatë gjithë kohës, pa lëshuar pe’ ndaj propozimeve të ndryshme.

Zoti Basha u përball me një valë të fortë kritikash shumë të ashpra dhe kërkesa për dorëheqje, edhe pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por edhe pas vendimit të tij për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat zotin Berisha, për shkak të shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara. Por këtë herë, ai duket se është në një pozitë shumë më të vështirë, pasi trysnia po i vjen nga njerëzit që i besuan atij, në të dyja rastet. /VOA

Tags: bashadoreheqjeZgjedhjet

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Shërbimi Sekret ukrainas eleminon udhëheqësin rus

Shërbimi Sekret ukrainas eleminon udhëheqësin rus

Kupa e Botës, shtyhet ndeshja Skoci-Ukrainë

Kupa e Botës, shtyhet ndeshja Skoci-Ukrainë

L*fta në Ukrainë, Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë

L*fta në Ukrainë, Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com