14-vjeçarja greke Maria D., e cila humbi kontaktet prej ditësh me familjarët e saj në shtetin helen, është gjetur në Shqipëri.
Mediat fqinje raportojnë se adoleshentja është gjetur nga një organizatë e quajtur “Buzëqeshja e fëmijës”. Kjo organizatë ngre dyshime mbi mënyrën se si e mitura ka arritur të kalojë në pikat e kalimit kufitar. Sepse fëmijëve u duhet një autorizim nga prindërit.
Ndërkohë, kjo organizatë bën me dije se nuk është hera e parë që fëmijë të mitur arrijnë të kalojnë kufirin pa u vënë re nga autoritetet kompetente. Sakaq, po hetohet edhe për persona të mundshëm që mund të kenë gisht në këtë ngjarje.