Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historike/ Kryeministri i Greqisë viziton sot për herë të parë Shkupin

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Athina në gjendje lufte/Tsipras bën deklaratën ‘bombë’

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras viziton këtë të martë për herë të parë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut. Vizita është e para zyrtare pas ndërrimit të emrit të Maqedonisë.

Pika kulmore e vizitës së Jorgos Varemenos, nënkryetar i Parlamentit të Greqisë, në Australi ishte mbajtja e një fjalimi në ditën ditën e festës kombëtare me 25 mars, para grekëve që jetojnë në këtë vend. Por fjalimi në Melbourne u ndërpre nga të ashtuquajturit patriotë. Varemenos u quajt “tradhtar”, sepse “bashkëpartiakët e tij e kanë shitur Maqedoninë”. Ndërsa politikani majtist më pas në një intervistë tha se fjalimin e tij e ka ndërprerë “një grup i vogël fashistësh”. Kjo protestë nuk ishte e vetmja, sepse protesta të ngjashme ka pasur edhe në shumë qytete të Greqisë, pas kompromisit për emrin e Maqedonisë.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras nuk shqetësohet shumë për këtë punë. Të martën (2.04) ai do të vizitojë Shkupin së bashku me një delegacion ekonomik, ku do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Në rend dite janë këshillimet për çështje ekonomike dhe të sigurisë. Tsipras do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi. “Kjo është vizitë historike”, pohon Konstantinos Filis, drejtor i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë, në një bisedë me Deutsche Wellen.

Në veçanti i rëndësishëm paraqitet bashkëpunimi i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes, në kuadër të NATO-s. Filis mendon se oficerët nga Shkupi në të ardhmen do të përgatiten edhe në Athinë. Ndërkohë që Greqia mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut edhe në fushën e kontrollit të hapësirës ajrore. “Raportet ekonomike kanë ekzistuar edhe më parë, ndërsa tani do të kemi edhe bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që ka të bëjë me vet esencën e sovranitetit të një shteti”, thotë eksperti.

Marrëveshja “nuk është zbatuar sa duhet”?

Në verën e vitit 2018, kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë dakorduar për emrin e ri: “Republika Maqedonia e Veriut”. Athina ka pranuar që të mos pengojë anëtarësimin e vendit në NATO. Pas mosmarrëveshjeve të shumta, vendimi është miratuar edhe në Parlamentin e Greqisë, në janar të vitit 2019. Opozita e cila në sondazhet e fundit është në epërsi, ende është kundër marrëveshjes. Por lideri opozitar Kyriakos Mitsotakis thotë ndërkohë, se ai nuk do të kontestojë marrëveshjen e arritur me fqinjin verior.

Protestat megjithatë kanë vazhduar në veri të Greqisë. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut nuk e ka zbatuar në tërësi marrëveshjen, thotë Filis. Kryeministri Zaev ka folur disa herë për minoritetin maqedonas në Egje, që do të thotë se ai flet për minoritetin maqedonas në Greqi – e kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e arritur, mendon analisti. Pas hapjes së ambasadave në Athinë dhe Shkup, diplomatët janë ata, të cilët në të ardhmen do të merren me këto çështje. “Por do të duhet edhe ca kohë deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes”.

Momenti i përshtatshëm

Ajo që bashkon të dy palët është perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, pohon Miltos Kyrkos, europarlamentar i partisë To Potami. “Fqinji ynë verior shprehet i gatshëm të bëhet pjesë e BE dhe tani duhet të shfrytëzohet momenti i përshtatshëm”, thotë Kyrkos në bisedë me DW. Nëse Shkupi ndryshon politikën, në rast ndërrimi të qeverisë, atëherë BE ka të gjitha mundësitë për veprim.

Politikanët në këtë moment angazhohen për një bashkëpunim më të mirë ekonomik. Ekspertët e ekonomisë thonë se marrëveshja duhet të shfrytëzohet për thellimin e marrëdhënieve. Pak kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes janë vendosur edhe linjat e drejtpërdrejta të fluturimeve me avionë, të shoqatës Aegean Airlines. Në takimin e ditës së martë në delegacion do të jenë përfaqëusesit e më shumë se 50 sipërmarrjeve greke, të cilët mund të investojnë në shtetin fqinj. Por ka pasur edhe disa refuzime. Kryetari i odës ekonomike në Selanik, Michalis Zorpidis nuk ka pranuar të udhëtojë në delegacion me Tsiprasin, me shpjegimin se “emri i Maqedonisë është i shenjtë” dhe se ata “do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur këtë emër”./DW/

Tags: GreqisëherëhistorikekryeministriparëShkupinsotviziton

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
“Transparencë e munguar”, Schütz: Janë shtuar shqetësimet e bizneseve gjermane

“Transparencë e munguar”, Schütz: Janë shtuar shqetësimet e bizneseve gjermane

1945/ Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve

1945/ Masakra e Tivarit, të mbijetuarit në Shqipëri iu dorëzuan jugosllavëve

Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë

Reformën Zgjedhore/ Socialistët shtyjnë me tre muaj, çfarë pritet të ndodhë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com