Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia e panjohur se si hynë idetë komuniste në Shqipëri

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Historia e panjohur se si hynë idetë komuniste në Shqipëri

Nga: Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur se si hynë për herë të parë në Shqipëri idetë e majta komuniste aty nga fundi i viteve ‘20 dhe fillimi i viteve ’30, nëpërmjet librave, revistave dhe literaturës, të cilat vinin nga vendet e Europës Perëndimore, ku studjonin shumë studentë shqiptarë dhe ku ishte vendosur një pjesë e mërgatës politike antizogiste, e cila ishte larguar nga Shqipëria me dështimin e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli në dhjetorin e vitit 1924. Kjo mërgatë antizogiste që u grupua në Vienë formoi KONARE-n (Komiteti Nacional-Revolucionar) e cila drejtohej nga Fan Noli, Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Qamil Bala, Bedri Pejani, Nush Bushati, Kostandin Boshnjaku etj., të cilët financoheshin nga Internacionalja Komuniste me qendër në Moskë. Organizata e KONARE-s asokohe pati një aktivitet të dendur politik, duke nxjerrë dhe gazetën e saj “Liria Kombëtare” që e drejtonte Halim Xhelo dhe Lano Borshi dhe një ndihmë të madhe ajo pati veçanërisht nga komunistët gjermanë të cilët drejtoheshin nga Vilhelm Pik, i cili i priste herë pas here krerët e këtij grupimi politik.

Idetë e majta komuniste për herë të parë hynë në Shqipëri aty nga fundi i viteve ‘20 e fillimi i viteve ’30, nëpërmjet librave, revistave dhe literaturës të cilat vinin nga vendet e Europës Perendimore, ku studjonin shumë studentë shqiptarë dhe ku ishte vendosur një pjesë e mërgatës politike antizogiste e cila ishte larguar nga Shqipëria me dështimin e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli në dhjetorin e vitit 1924, pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet. Kjo mërgatë antizogiste që u grupua në Vjenë formoi KONARE-n (Komiteti Nacional-Revolucionar) e cila drejtohej nga Fan Noli, Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Qamil Bala, Bedri Pejani, Nush Bushati, Kostandin Boshnjaku etj., të cilët financoheshin nga Internacionalja Komuniste me qendër në Moskë. Organizata e KONARE-s asokohe pati një aktivitet të dendur politik, duke nxjerrë dhe gazetën e saj “Liria Kombëtare” që e drejtonte Halim Xhelo dhe Lano Borshi dhe një ndihmë të madhe ajo pati veçanërisht nga komunistët gjermanë të cilët drejtoheshin nga Vilhelm Pik, i cili i priste herë pas here krerët e këtij grupimi politk. Për herë të parë KONARE-ja mori pjesë në një kongres ndërkombëtar që u mbajt në Berlin në vitin 1931, në të cilin asistoi dhe Gjegj Dimitrovi, ku ajo u përfaqësua me Lano Borshin. Krerët e KONARE-s me në krye Nolin, asokohe ndikuan pranë Kominternit dhe bënë të mundur nxjerrjen e bursave të një grupi prej 18 studentësh shqiptarë, të cilët vazhduan studimet e larta në Bashkimin Sovjetik. Ky grup studentësh i cili studjoi në universitete të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, përbëhej nga: Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Haki Stërmilli, Qamil Çela, Fetah Ekmekçiu, Demir Godelli, Fetah Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Fillati, Reshat Këlliçi, Reshit Daci, Sejfulla Malëshova dhe Selim Shpuza. Në fillimin e viteve ‘30 ashtu si në shumë shtete të Europës Lindore ku kishte penetruar propaganda e majtë komuniste nën shembullin e Bashkimit Sovjetik, edhe në Shqipëri kjo gjë filloi të bëhej e modës. Në ato vite një rol të madh në përhapjen e ideve të majta komuniste luajtën edhe studentët shqiptarë që u kthyen nga universitetet e Bashkimit Sovjetik. Po kështu në përhapjen e këtyre ideve një rol kryesor patën dhe shumë emigrantë shqiptarë që ishin vendosur në Francë, Itali, Austri, Belgjikë, Zvicër etj., që më pas u kthyen në Shqipëri, siç ishin Qamil Çela, Qamil Bala, Bedri Pejani, Ali Kelmendi, Zai Fundo, Zef Mala, etj. Lëvizja komuniste në Shqipëri filloi të merrte një farë organizmi aty nga gjysma e dytë e viteve ’30, me krijimin e disa celulave të vogla kryesisht në qytetet e Shkodrës dhe Korçës. Kjo gjë erdhi pas Kongresit të VII-të të Kominternit i cili u mbajt në Moskë në vitin 1937, ku Gjergj Dimitrovi duke parë rrezikun që i kanosej Europës nga nazizmi gjerman, insistoi në organizimin e finacimin e partive të majta komuniste në vende të ndryshme të Europës, për t’ju kundërvënë atij. Në këtë kontekst në një mbledhje të veçantë që e organizoi seksioni Ballkanik i Kominternit, u lanë detyra të veçanta edhe për Shqipërinë.

Krijimi i grupeve të para komuniste

Kjo gjë u duk në qytetin e Korçës ku asokohe ishte krijuar dhe grupi i parë komunist, ku bënin pjesë: Andrea Zisi, Aristidh Qëndro, Zai Fundo, Koci Xoxe, Miha Lako, Gaqo e Pilo Peristeri, Sotir Vullkani, Koci Bako, Sotir Gurra, Petraq Titani, Stefo Grabocka etj. Një ndikim të madh në krijimin e konsolidimin e atij grupi, patën dhe lidhjet që ata kishin me Greqinë dhe lëvizjen komuniste greke, nga e cila u përkrahën moralisht dhe materialisht. Duke pasur një organizim të mirë dhe si rezultat e ndihmës së komunistëve grekë, “Grupi Komunist i Korçës” i maskuar nën Shoqërinë “Puna”, në votimet për zgjedhjet lokale të vitit 1938, fitoi të drejtën e përfaqësimit në postin e nënkryetarit të Bashkisë, me kandidatin e saj Koci Xoxen. Po kështu asokohe ishte krijuar edhe grupi tjetër komunist i Shkodrës, që përbëhej nga: Zef Mala, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Qamil Gavoçi, Çun Jonuzi, Tuk Jakova, Qemal Draçini, Niko Xoxi etj. Edhe ky grup mundi që të krijohet e konsolidohet në sajë të ndihmës së madhe të komunistëve malazezë, të cilët hynin e dilnin lirisht në Shkodër që nga fillimi i viteve `30, duke sjellë dhe literaturën e nevojshme bolshevike. Ky grup drejtohej nga Zef Mala, i cili pas bursës së dhënë nga Mbreti Zog, kishte studjuar për dy vjet në Fakultetin e Filozofisë në Vienë të Austrisë, ku dhe ra në kontakt me idetë e majta europiane me anë të literaturës që ai studjonte rregullisht. Duke qenë një karakter rebel, Zef Mala mori pjesë në të gjitha lëvizjet dhe protestat e sindikalistëve vjenezë, ku dhe u arrestua nga policia si tepër aktiv. Pasi u mbajt për disa kohë në arrest për shkak të veprimtarisë së tij politike, ai u lirua dhe u detyrua që të kthehej në atdhe, pasi mbeti pa asnjë mjet jetese, për shkak se i’u pre bursa nga Ministria e Arsimit e qeverisë shqiptare, për shkak të thyerjes së statusit të studentit. Nën drejtimin e Zef Malës, Grupi Komunist i Shkodrës asokohe filloi të nxirrte dhe “Buletinin Jeshil” (u quajt kështu për shkak të kapakëve jeshil që kishte) me anë të cilit propagandonin idetë komuniste dhe hapi seksionet e tij edhe në disa qytete të tjera, si në Dibër, Kukës, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër e deri në Kosovë. Përveç Korçës dhe Shkodrës ku asokohe lëvizja komuniste pati një përhapje më të gjërë, ajo gjë u ndje dhe në Tiranë, ku në mesin e viteve `30, nxënësit e Teknikes së Fultz-it filluan që të lexonin e përhapnin literaturën bolshevike. Pas kësaj aty nga viti 1936-’37, në këtë shkollë u krijua dhe Grupi Komunist i të Rinjëve, i cili kryesohej nga Anastas Lula, Sadik Premtja e Sadik Staveleci. Ndërmjet tre grupeve komuniste që asokohe vepronin të shkëputur nga njeri tjetri, kishte divergjenca të mëdha, pasi secili grup pretendonte se kishte mbështetjen e Kominternit dhe vulën përkatëse. Kjo gjë vinte për shkak të botëkuptimeve që ata kishin, ku një pjesë udhëhiqej nga idetë e majta social-demokrate liberalë të Europës Perendimore dhe pjesa tjetër që ishin konservatorë dhe prireshin nga e majta e Europës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik. Regjimi monarkik dhe personalisht Zogu, ishte kundër lëvizjes komuniste dhe mundohej ta luftonte atë, ndonëse me disa komunistë, siç ishin Tajar Zavalani, Koci Xoxe, Ali Kelmendi e ndonjë tjetër, ishte mjaftuar vetëm me ndonjë arrestim të përkohshëm apo internim që ata e kishin si vakanca.

Zef Mala krijon Partinë Komuniste në 1939-ën

Vetëm në vitin 1938, kur Lëvizja Komuniste në Shqipëri, nuk ishte më “punë kalamajsh”, Mbreti Zog u detyrua dhe arrestoi e nxorri para gjyqit si të pandehur, rreth 73 komunistë të Grupit të Shkodrës me në krye drejtuesin e saj Zef Mala. Gjyqi ndaj këtij grupi, u zhvillua më 4 shkurt të vitit 1938 në sallën e madhe të Bashkisë së Tiranës dhe përveç Zef Malës, i cili u arrestua ndër të fundit nga 73 të pandehurit, në bankon e të akuzuarëve ishin dhe vartësit e tij, si: Qemal Stafa, Vasil Shanto, Qemal Draçini, Niko Xoxi etj. Zef Mala i pranoi të gjitha akuzat që i’u bënë, duke mbrojtur pikpamjet e tij të majta dhe si rezultat i kësaj, trupi gjykues i dha dënimin maksimal, duke e dënuar me gjashtë vjet burg, kurse Qemal Stafa, Vasil Shanto e të tjerët, morën dënime më të lehta. Në vitin 1939 pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Zef Mala u lirua nga burgu i Beratit ku vuante dënimin dhe në korrikun e atij viti, ai bëri tentativën e parë për të krijuar Partinë Komuniste. Këtë gjë ai mundi që ta realizonte me sukses dhe rreth tij u mblodhën një pjesë e madhe të rinjsh që e quanin veten komunistë, kryesisht nga ish Grupi i tij i Shkodrës, të cilët ishin liruar nga burgjet. Ky grupim që konsiderohej si Parti dhe përfaqësonte rrymën e dytë komuniste (e para ishte ajo bolshevike e Moskës) që ishte futur në Shqipëri nga vendet e Europës Perendimore, pati një aktivitet të dendur politik deri në nëtorin e atij viti kur u arrestua dhe Zef Mala. Arrestimi i Malës erdhi pas demostratave të mëdha që ai organizoi në disa qytete kryesore të vendit, ku kishte seksionet e saj ajo parti. Italianët e kishin Zef Malën në krye të listave për ta arrestuar që me ardhjen e tyre në Shqipëri në prillin e ’39-ës, pasi ai ishte denoncuar rregullisht pranë tyre nga disa eksponentë të majtë, që e shihnin atë si rivalin kryesor për tu vënë në krye të udhëheqjes së lëvizjes komuniste shqiptare. Pas arrestimit, italianët e mbyllën Zef Malën në kampin e Ventotenes në Itali, ku ishin të internuar dhe shumë shqiptarë të tjerë me pikpamje komuniste. Edhe pas internimit të Malës në Ventotene, bashkëpunëtorët e tij kryesorë të Grupit të Shkodrës, si Qemali, Vasili e Tuk Jakova, jo vetëm që nuk i shkëputën lidhjet me të, por me anë të letrave, i kërkonin atij mendime se si duhet të vepronin, që të mos e ndërprisnin aktivitetin e tyre komunist. Nga internimi i Zefit, erdhi dhe dobësimi i atij grupimi politik që konsiderohej prej tyre si Parti Komuniste, pasi shokët e tij nuk kishin mundësi që të mbanin lidhje me të, gjë e cila dalë nga dale, çoi në shkrirjen e asaj partie.

Koço Tashko, në Itali në ‘41-in për Partinë Komuniste

Përpjekje për krijimn e një Partie Komuniste, asokohe pati dhe nga persona e grupe të tjera. Njëri prej tyre ishte dhe Koço Tashko, i cili kishte studjuar dhe mbaruar për dy vjet në Moskë shkollën e Kominternit, ku ishte përgjegjës i sektorit anglo-amerikan i asaj shkolle, ku studjonte dhe shoku i tij, Sejfulla Malëshova. Gjergj Dimitrovi që asokohe mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kominternit, e kishte caktuar Tashkon si të dërguar nga Kominterni për Ballkanin. Pasi kishte qëndruar për dy vjet (1935-‘37) në Francë dhe Belgjikë me detyrë nga Kominterni për të organizuar emigracionin shqiptar me idetë e majta revolucionare, Tashko u dërgua në Shqipëri nga Dimitrovi, për të krijuar Partinë Komuniste. Ai mundi që të kthehet në Shqipëri me literaturën e nevojshme të Kongresit të VII-të të Kominternit, vetëm në vitin 1938, kur Mbreti Zog i fali atij dënimin me vdekje. Pas kësaj ai u vendos në Tiranë, ku hapi një kinkaleri të vogël tek rruga “Konti Çiano” në pronat e familjes së Qazim Mulletit. Veprimtarinë kryesore komuniste Tashko e zhvilloi në qytetin e Korçës, ku ishte dhe qendra e Grupit Komunist me të cilin ai mbante lidhjet. Gjatë viteve 1938-’39, Tashko zhvilloi një aktivitet të dendur politik në qytete të ndryshme, duke u maskuar si shoqërues i motrës së tij, këngëtares lirike, sopranos Tefta Tashko. Gjatë kësaj akohe me nisiativën e tij, Grupi Komunist i Korçës mundi që të krijonte në Tiranë dhe një filial të vetin dhe një nga personat që ai afroi aty ishte dhe Enver Hoxha, të cilin kur ishte në Korçë, Pilo Peristeri dhe Miha Lako, kishin refuzuar ta pranonin në grupin e tyre, për shkak të qëndrimeve tepër të dyshimta që ai kishte shfaqur. Duke pasur mandatin e Kominternit dhe duke e quajtur veten një “revolucionar profesionist”, për dy vjet me rradhë (1939-‘40) Tashko punoi pa ndërprerë për të sheshuar kontraditat tepër të acaruara që ekzistonin asokohe në mes tre grupeve komuniste. Gjatë kontakteve që Tashko ndërmori asokohe me disa nga krerët kryesorë të grupeve komuniste për sheshimin e kontraditave që ekzistonin ndërmjet tyre, ai u takua dhe me Qemal Stafën e Vasil Shanton, të cilëve i’u kërkoi që të bashkoheshin për të krijuar Partinë Komuniste. Qemali me Vasilin të edukuar me disiplinën e partisë, i thanë Tashkos, se do t`i kthenin përgjigjie, pasi të konsultoheshin me kryetarin e tyre Zef Malën, i cili ishte i internuar në Itali. Për këtë gjë aty nga vera e vitit 1941, ata dërguan në Itali që të merrte kontakt me Zefin dhe ta pyeste atë se ç`mendim kishte për krijimin e një partie të re komuniste, gruan e tij, Afërditën e cila kishte mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Francë dhe ishte një militante e vjetër komuniste që me krijimin e Grupit të Shkodrës. Zef Mala iu përgjigj atyre duke u thënë se: me Koço Tashkon dhe ata që ishin mbas tij, e shumta mund të bënin një koalicion për të luftuar pushtuesit italianë, po kurrsesi t`ju besonin fjalëve të tyre. Por pas atij hezitimi që patën fillimisht, Vasili me Qemalin pranuan të merrnin pjesë në mbledhjen themeluese të 8 nëntorit të vitit 1941 ku si “ndërmjetës” për sheshimin e grupeve komuniste kishin ardhur Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç (të dërguar të Partisë Komuniste Jugosllave), e cila më pas nxorri në krye Enver Hoxhën dhe në vitin 1944 ai mori pushtetin, duke e qeverisur vëndin me dorë të hekurt për afro gjysëm shekulli me rradhë./Memorie.al

Tags: dashnor kalociidete komunisteshqiperi

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Aksident i rëndë, humb jetën 36-vjeçari

Aksident i rëndë, humb jetën 36-vjeçari

“Kemi bërë progres”, Hoti jep detajet pas takimit me Vuçiç

"Kemi bërë progres”, Hoti jep detajet pas takimit me Vuçiç

Përshëndetja me bërryla mes Hotit dhe Vuçiçit

Përshëndetja me bërryla mes Hotit dhe Vuçiçit

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës
Aktualitet

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

by mirseda
22:58 | 20/05/2025
0

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi në “LOG.” se deputetët e opozitës në parlament do të bashkojnë...

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025
Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

22:36 | 20/05/2025
Sali Berisha: Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij

Sali Berisha: Lulzim Basha nuk luftoi për votën e lirë, por për karriken e tij

22:32 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com