Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Historia e Mehmet Selim Shahajt, “Kalorësit të ultimatumit” që i dorëzoi kartën në derë gjeneralit italian Piançentini më 1920

6 vjet ago
in Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Historia e Mehmet Selim Shahajt, “Kalorësit të ultimatumit” që i dorëzoi kartën në derë gjeneralit italian Piançentini më 1920

Në “Autokton” u trajtua veprimtaria dhe figura e “Dorëzuesit të Ultimatumit” Mehmet Selim Shahaj e quanin, ishte nga Mallkeqi, i argasur nëpër luftrat e shekullit XIX dhe XX pë larine dhe pavarsinë e atdheut.

Mehmet Selim Shahaj, luftëtari popullor, pak i sertë, me fjalën e urtë e të prerë, ecte nëpër kodra  e brigje me një ultimatum në dorë për ushtrinë armike. Kështu jeton ende  me kujtesën e banorëve dhe këngët përcjellin  bëmat dhe portretin legjendë të Mehmet Selimit.

Në pllajat e Beunit më 3 qershor të vitit 1920 patrioti Selim Mallkeqi, në emër të komitetit  të mbrojtjes kombëtare i dorëzoi komandës italiane ultimatumin për largimin nga Vlora. Në rradhët e këtij Ultimatumi shkruhej: Komiteti i Mbrojtjes Kombetare të Vlorës, i shtërnguar nga populli i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, dëshiron që zotëria juaj ti përgjigjet kërkesës tonë gjerë nesër më 4 qershor ora 19:00 ndryshe çdo ngjarje që mund të ngjasë, Komiteti Mbrojtja Kombëtare nuk pranon kurrë responsabilitet. Por përgjigja e general  Piançetinit ishte e prerë: “Topat e mi në Kaninë dhe në Babicë do tju japin përgjigje” Mehmet Selimi, Kalorësi Ultimatumit, si zogu nëpër re  fluturoi për në shtabin kryengritës të luftës.

Mallkeqi është një nga fshatrat e Vlorës që ndodhet në një pllajë kodre, vetë 29 kilometra larg qytetit. Siç tregojnë të moçmit Mallkeqi ka qenë i vendosur në një pyll me lisa e shkurre. Gojëdhënat tregojnë se të parët e këtyre banorëve u vendosën këtu në kohën e zotrimeve të pashallëkut të Janinës. Ndër banorët e pare ishin  edhe fisi Shahaj, ku mes tyre spikati kjo figure historike si e Mehmet Selimit. Fjalë pak dhe me tradita e zakone, ja çfarë thotë më i vjetëri në moshë i fisit Shahaj për figurën dhe kujtimet e bukura dhe me vlerë që la pas vepra dhe heroizmi i Mehmetit

Rustem Shahaj: Mehmeti ishte një burr trim dhe mjaftë guximtar. Pranoi të çonte në dorën e Piaçentinit ultimatumin dhe pikërisht për këtë është quajtur edhe “Kalorësi i Ultimatumit” ishte një udhëheqës betejash.

Mehmeti u rrit pas bagëtive duke lodruar me bashkëmoshtarët e tij. Në vitin 1884 i ati Selimi e çoi të birin në Prevezë, aty Mehmeti u përhumb nëpër udhët e shkollës dhe të qytetit. Këtë e tregon më së miri edhe Profesor Bardhosh Gaçe, I cili ka bërë edhe një libër për figurën e dorëzusit te ultimatumit.

Në prill të vitit 1912 në Vlorë erdhi për një takim Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët kuvenduan me krahinat për të hyrë në marrveshje  për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme antiturke. Mehmet Selimi së bashku me 27 luftëtar të Mallkeqit morën pjesë në mbledhjen e Qishbardhës ku u nënshkrua një memorandum. Pjesmarrja e Mehmetit në kryengritjet antiturke i dha një dinamizëm shpirtit të ri patëriotik.

“Unë e çoj kartën në dorë”,- këto ishin fjalët e Mehmetit.

U nëshkrua një ultimatum, por kush guxonte të futej në gojë të ujkut, pasi shpurësi i letrës po të binte i gjall në dorë të Piacentinit, që ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë italiane, do të vritej në vend. Mehmeti u ngrit dhe i pa të gjithë kuajt e shalës dhe zgjodhi pelën  e Alem Mehmetit. Mori kartën e vuri në xhep dhe fluturoi në derën e Piacentinit , e dorëzoi dhe u kthye shëndosh e mire në Beu.

Po sot në vatanin dhe trojet ku lindi dhe u rrit Mehmet Selimi, kumbon ende trimëria dhe zgjuarsia e tij, një nga pasardhësit e tij, i përngjashëm në pamje dhe mban emrin e dorëzuesit të Ultimatumit eshtë Mehmeti i vogël, djali i nipit të tij. Ai shkon te varri ku prehen eshtrat e stërgjyshit të tij dhe pyet me endje për historinë  dhe bëmat me emër.

Tags: Autoktonluftëtari popullorMehmet Selim Shahaj

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ish-missi i thotë ‘lamtumirë’ deputetit të Kuvendit: Do kandidoj për deputete me PD-në

Ish-missi i thotë ‘lamtumirë’ deputetit të Kuvendit: Do kandidoj për deputete me PD-në

Çfarë përdornin njerëzit para se të shpikeshin letrat e banjos

Çfarë përdornin njerëzit para se të shpikeshin letrat e banjos

2020-ta, viti i dilemave opozitare

Shqiptarët do të gjykojnë kryetarët e partive, jo listat      







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com