E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Shqiptarët do të gjykojnë kryetarët e partive, jo listat      

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Nga: Ervis Iljazaj

Askush më shumë se sa shqiptarët nuk e di që cilësia e deputetëve luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin normal të një parlamenti.

Me atë që u kanë parë sytë, sidomos në vitet e fundit në parlamentin e Shqipërisë, e kuptojnë farë mirë se ka një domosdoshmëri për ti rikthyer parlamentit reputacionin që i takon. Reputacion i cili në këtë moment është përtokë.

Partitë politike, liderët e tyre kanë bërë çmos për ta degraduar institucionin më të rëndësishëm të një demokracie, duke vendosur për të përfaqësuar shqiptarët njerëz deri më precedent penal, por ndonjëherë edhe persona që kanë probleme serioze me artikulimin e gjuhës shqipe, e le pastaj me artikulimin e ndonjë koncepti politik.

Në këtë drejtim ka një presion të opinionit publik që kryetarët e partive politike kryesore nuk mund ta shmangin dhe janë të detyruar ti përshtaten kësaj kërkese. Jo vetëm kaq, por shqiptarët tashmë po kërkojnë ti zgjedhin me preferencat e tyre personale njerëzit që do ti përfaqësojnë.

Si pasojë e këtij presioni, liderët e partive politike u detyruan që të pranonin listat e hapura. Madje, ka një garë midis tyre se kush është më “demokrati’’. Sepse e kanë kuptuar, se shqiptarët janë të lodhur nga mospërfshirja në vendimmarrje, dhe praktikisht të pafuqishëm me këtë sistem politik që kemi për të ndryshuar diçka për fatet e tyre.

E gjitha kjo situatë dhe pakënaqësi rrezikon që të sjellë një pjesëmarrje të vogël në zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Gjë e cila tremb jo pak kryetarët e partive politike. Në këtë kuptim, e gjithë retorika politike e muajve të fundit po zhvillohet pikërisht në këtë drejtim. Palët politike po luajnë me idenë e forcimit të votës së qytetarëve dhe ‘’demokracisë’’.

Duket si një mrekulli që kryetarët e partive politike shqiptare papritmas janë bërë lider demorkatik, kur janë pikërisht këta që për shumë vite kanë drejtuar partitë e tyre me dorë të hekurt, dhe ku jashtë vullnetit të tyre nuk ka ekzistuar asnjë forcë tjetër që mund të ndikonte politikën në Shqipëri.

Lexo edhe :   Paç fatin e Dashnorit: pa MIG sovjetik, por me stjuardesa Perëndimi
Lexo edhe :   Paç fatin e Dashnorit: pa MIG sovjetik, por me stjuardesa Perëndimi

Në fakt, e gjitha kjo filozofi ‘’demokratike’’ e liderëve shqiptarë, nuk është gjë tjetër veçse një komunikim politik për të joshur sa më shumë opinionin publik, duke e përdorur edhe si një strategji për të vënë në vështirësi kundërshatër dhe për të përfituar nëpërmjet teknikaliteteve të kodit të ri zgjedhor.

Pas arritjes së marrëveshjes midis palëve politike  të 5 qershorit, ku nuk u fol aspak për hapjen e listave dhe të sistemit zgjedhor, ishte Edi Rama ai që doli me propozimin e listave të hapura. Të cilat njëherë i propozonte plotësisht të hapura dhe njëherë të pjesshme, duke u merakosur për përfaqësimin gjinor.

Propozimi i Partisë Socialiste i ditëve të fundit e tregon më së mirë faktin se kryetarët e partive nuk duan aspak ta humbin kontrollin e plotë të partisë në favor të demokratizimit të tyre dhe përfaqësimit politik. Formula e fundit që ajo ka propozuar shkon pikërisht në këtë drejtim. Lista e deputetëve do të jetë përsëri e renditur sipas preferencave të kryetari të partisë, ndërsa preferencat e qytetarëve me vështirësi mund të ndryshojnë atë renditje.

Edhe kësaj herë, pavarësisht debatit të madh për hapje listash, për rikthimin e votës së qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, apo demokratizimit të partive, shqiptarët do të gjykojnë përsëri Edi Ramën, Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin.

Ndoshta është më mirë kështu. Sepse aq shumë e kanë përsonalizuar politikën në vitet e fundit, sa që gjykimi duhet të jetë vetëm për ta dhe jo për listat. Madje hapjen e listave, sidomos nga Partia Socialiste, po kërkojnë ta përdorin si një shpërndarje përgjegjësie duke qenë se kanë 8 vite që qeverisin.

Mirëpo, sado që Edi Rama ta përdor këtë strategji, nuk do ti shpëtojë dot gjykimit të shqiptarëve në mënyrë personale. Për mirë apo për keq, shqiptarët kësaj here do të gjykojnë vetem Edi Ramën dhe jo listën e tij, e cila nëse bëhet kështu si është propozuar nuk është as demokratike. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U skualifikua nga listat për deputet, Shehu: Vendimet i merr Kryetari e Kryesia

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputetë në PD. Shehu thotë se vendimin për të...

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS me koronavirus

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e cila është në pritje të fëmijës së dytë është infektuar me koronavirus. Gjendja e saj është e stabilizuar...

Bardhi publikon videon: SPAK-u e ka të thjeshtë hetimin për inceneratorët

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se...

Covid-19, Brataj: Maska e nevojshme, ja cilat nuk duhen përdorur

Edhe pse mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme që nga 15 tetori, ende ka debat lidhur me efikasitetin e tyre. Kreu i Urgjencës Kombëtare,...

Koronavirusi prek Borussia Dortmund, infektohet Emre Can

Borussia Dortmund, është ekipi i rradhës i prekur nga koronavirusi. Verdhezinjtë gjermanë, kanë bërë kontrollet rutinë për COVID-19 dhe një nga yjet kryesore të skuadrës,...