Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia e gruas që bëri miliona duke grabitur dhe shitur mbi 5 mijë fëmijë

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Historia e gruas që bëri miliona duke grabitur dhe shitur mbi 5 mijë fëmijë

Midis viteve 1924 dhe 1950, një grua me emrin Xhorxhia Tan, rrëmbeu dhe ndau nga familja e tyre më shumë se 5000 fëmijë, shumë prej të cilëve jetonin vetëm me nënat e varfra, dhe ishin të padëshiruara nga të afërmit.

Në pamjen e jashtme, Tan dukej si një gjyshe shembullore, dhe pak familje dyshonin se çfarë kishte ajo në kokë.

Tan u diplomua për muzikë në vitin 1913, në Kolegjin Marta Uashington në Virxhinia. Ajo ishte një mësuese për pak kohë, para se të angazhohej në një karrierë në punët sociale. Në vitin 1920, ajo përfitoi nga roli i babait të saj si gjykatës i Gjykatës së Rrethit të Dytë të Misipit, dhe i mungesës së ligjeve, për të hyrë në biznesin e birësimeve.

Gjatë kohës që punoi në Shoqatën e Fëmijëve në Tenesi të SHBA, ajo dhe rrjeti i saj i punonjësve socialë do të kërkonin vazhdimisht fëmijë për t’i birësuar. Me ndihmën e miqve të saj politikanë, Tan ishte në gjendje që t’i ndante ligjërisht prindërit nga fëmijët e tyre me akuzën e neglizhencës.

Fëmijët më tërheqës, u shiteshin familjeve të pasura. Ndërkohë, qindra fëmijë të padëshiruar dhe të papranueshëm vdiqën nën kujdesin e Tan, shpesh për shkak të neglizhencës dhe urisë. Besohet se disa prej trupave të fëmijëve, mund të jenë varrosur në oborrin e Shtëpisë së Fëmijëve ku punonte Tan.

Disa nga fëmijët nën kujdesin e saj vuajtën shumë, si para ashtu edhe pasi u vendosën tek prindërit e tyre birësues. Sipas Barbara Rejmond në librin e saj “Hajdutja e fëmijëve: Historia e pa treguar e Xhorxhia Tan”, dyshohet se ajo ka keqtrajtuar disa nga vajzat që rrëmbeu, duke ua shitur adoleshentet burrave beqarë që ishin pedofilë të mundshëm.

Disa fëmijë u blenë nga të rriturit, për të shërbyer si punëtorë në fermë ose shërbëtorë shtëpiakë, ndërsa të tjerët u lanë pas dore nga familjet e tyre të reja, duke duruar rrahjet, urinë dhe ndonjëherë edhe përdhunimin.

Një nga fëmijët që shiti Xhorxhia Tan, Xhim Lambert, kujtoi më vonë se Tan e largoi atë dhe 3 vëllezërit dhe motrat e tij nga nëna e tyre në vitin 1932. Ai më vonë u abuzua nga nëna e tij birësuese, dhe kur më në fund zbuloi informacione për nënën e tij biologjike, ai mësoi se ajo kishte vdekur.

Në fund të viteve 1940, guvernatori i Tenesit e detyroi prokurorin Rober Tejlor, që të hetonte Xhorxhia Tan dhe Kamila Kellej, e cila e ndihmoi në realizimin e birësimeve të dyshimta. Në gjyq, Tejlor spekuloi se Tan kishte fituar më shumë se 1 milion dollarë duke shitur fëmijë.

Sipas urdhrave të Xhorxhia Tan, fëmijët rrëmbeheshin nga rruga, në qendrat ditore, madje edhe në kisha.

Ajo dhe njerëzit e saj rrëmbenin fëmijët e lindur nga nëna që vuanin dënime me burg, ose të mbyllura në spitale psikiatrike. Të tjerët u vodhën nga maternitetet pak orët pasi kishin lindur. Mjekët, infermierët dhe “punonjësit socialë” ishin pjesë e operacionit të koordinuar nga Tan.

Ata i largonin foshnjat nga materniteti, përpara se dikush ta vinte re. Madje disa mjekë merrnin ryshfet prej saj, për t’u thënë prindërve të rinj se foshnjat e tyre kishin vdekur gjatë lindjes. Një numër i fëmijëve të rrëmbyer vdiqën, ndërsa të tjerët u birësuan.

Por identiteti i tyre i vërtetë u mbajt sekret dhe të dhënat u falsifikuan. Shumë pak prej tyre do të bashkoheshin ndonjëherë me prindërit e tyre biologjikë. Në kohën kur Xhorxhia Tan ishte drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Fëmijëve në Tenesi, shumë fëmijë vdiqën nën kujdesin e saj.

Në atë kohë, shkalla e vdekshmërisë foshnjore në Memfis, ishte dukshëm më e madhe se kudo tjetër në Shtetet e Bashkuara. Besohet se rreth 500 fëmijë vdiqën për shkak të sëmundjes, kujdesit jo të duhur dhe ndoshta abuzimit. Me gjithë statistikat alarmante, çuditërisht Tan u vlerësua për punën e saj.

Media e kohës e vlerësoi shumë. Zonja e Parë e SHBA-së, Eleonor Ruzvelt këshillohej me Tan për mirëqenien e fëmijëve, ndërsa presidenti Truman i kërkoi asaj të merrte pjesë në ceremonine e inaugurimit të tij.

Aktorja Xhoan Kourford adoptoi 5 fëmijë gjatë jetës së saj, ndërsa në vitin 1947, ajo gjeti vajzat e saj binjake Keti dhe Sinthia përmes Shoqatës së Fëmijëve në Tenesi. Aktorët Xhun Elison dhe Dik Pauell gjithashtu adoptuan një fëmijë nga organizata e drejtuar nga Xhorxhia Tan. Po kështu vepruan aktoret Lana Tërner dhe Meri Pikford, shkrimtari Përl Bak dhe guvernatori i Nju Jorkut, Herbert Lehman.

Thuhet se mundësi profesionist Rik Fler, që lindi në Memfis në vitin 1949, ishte një nga shumë fëmijët që Tan kishte rrëmbyer nga prindërit e tyre biologjikë. Gjatë gjithë karrierës së saj, Tan kreu rreth 5.000 birësime të dyshimta.

Edhe pse shumë nga nënat shkuan të denonconin në polici, ato ishin shpesh të paarsimuara dhe nuk kishin shumë para. Dhe e kishin shumë të vështirë të sfidonin Xhorxhia Tan, që ishte e pasur dhe kishte shumë lidhje të fuqishme në politikë dhe gjyqësor.

Krimet e saj u denoncuan vetëm në vitin 1950 nga guvernatori i Tenesit. Por shumica e fëmijëve që ajo dha për birësim, nuk u bashkuan kurrë me familjet e tyre biologjike. Xhorxhia Tan vdiq nga kanceri i mitrës në moshën 59 vjeçare, në shtatorin e vitit 1950, vetëm disa ditë pasi kishte nisur një procedim penal ndaj saj.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/life-of-georgia-tann/nicky-benson

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: abuzimkeqtrajtimrrembente femijetXhorxhia Tan

TË LIDHURA

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës
Bota

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat
Bota

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025
Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s
Bota

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
Next Post
Ekzekutimi i policit të FNSH-së, dy persona shpallen në kërkim ndërkombëtar

Ekzekutimi i policit të FNSH-së, dy persona shpallen në kërkim ndërkombëtar

Fatjoni bën deklaratën e papritur për Anën dhe Arjonin: Të dy janë m*t

Fatjoni bën deklaratën e papritur për Anën dhe Arjonin: Të dy janë m*t

Analisti: Vjosa Osmani në Kosovë e Shqipëri, ja nga sulmohet

Analisti: Vjosa Osmani në Kosovë e Shqipëri, ja nga sulmohet

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com