E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Analisti: Vjosa Osmani në Kosovë e Shqipëri, ja nga sulmohet

Nga: Afrim Krasniqi

Sëmundja shqiptare përsëritet: një Institut i njohur amerikan më kërkoi të bëj një koment mbi reagimet politike në Tiranë, ndaj tezave të artikuluara nga ushtruesja e postit të Presidentit të Kosovës gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Kjo është një praktikë ekspertësh, pas çdo zhvillimi me rëndësi në rajone problematike, si Ballkani. Dhe si përherë, vështirësia e çdo monitoruesi të jashtëm lidhet me sëmundjen e vjetër shqiptare: të gjithë merren me individin/personin dhe pothuajse askush me idetë.

Janë mbi 54 komente në media sociale apo TV nga politikanë të lartë, zyrtarë drejtues, komentatorë politikë, analistë, etj, – 99% e të cilave nuk kanë asnjë vlerë referuese, sepse janë ndjesi personale ndaj individit dhe nuk kanë asgjë profesionale në përmbajtjen e tyre.

Si përherë, ka një ndarje të qartë bardh e zi, kritika të ashpra e fyerje nga ata që janë në krahun e qeverisë dhe lavdërime pa fund nga ata që janë në krahun e opozitës. Ironia është se Osmanin e sulmon e majta dhe e lavdëron e djathta në Shqipëri, kurse në Kosovë e sulmon e djathta dhe e lavdëron e majta!

Mësimi nga kjo histori? Në botën para-demokratike shqiptare mund t’i parashikosh komentet e reagimet pa ndodhur ngjarjet, sepse shoqëria publike e politike vijon të jetë e ndarë bardh e zi në gjithçka, pavarësisht nëse ngjarjet kanë ndodhur, ndodhin apo do të ndodhin në të ardhmen.

Nëse “shefi” është mbështetës turma pas tij e zyrtarëve, komentatorëve, këshilltarëve etj, që bëjnë part-time edhe analistin politik, janë gjithashtu mbështetës; nëse shefi është kritik, turma merr drejtim tjetër dhe kthehet kolektivisht kundër. Ndryshon shefi, ndryshon edhe turma pas tij. Zë të pavarur, zë ndryshe, zë jashtë turmës? Ende nuk kemi dhe kjo na dallon shumë nga shoqëritë e hapura e demokratike.

Lexo edhe :   Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Rasti i fundit tregoi edhe diçka të rëndësishme: pjesa më e madhe e komentatorëve, zyrtarëve/ish zyrtarëve dhe politikanëve në Tiranë nuk ia kanë idenë e sfidave dhe problemeve reale të Kosovës, gjë që i nxit ata të shmangen nga debati mbi idetë/thelbin dhe të merren me slogane apo me personin.

E dyta, kultura e baltosjes, denigrimit, si pasojë e mungesës së aftësisë për argument, është dominuese në Shqipëri dhe po kthehet në kulturë dominuese (jo)komunikimi. E treta, ata që e lavdërojnë ose e fyejnë Osmanin bëjnë të njëjtën gjë me parimin “armiku i armikut tim është miku im / armiku i mikut tim është armiku im” – një mentalitet feudal dhe para-demokratik që e sheh debatin si miting ose antimiting, pa u marrë me idetë dhe dobinë publike.

Lexo edhe :   Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

E katërta, Shqipëria ka mbi 18 televizione, 10 gazeta dhe mbi 100 portale aktive, – të gjitha kanë kryefjalë politikën, por në fakt, Shqipëria nuk prodhon politikë, ajo vetëm sa konsumon politikë, madje politikë ditore që nuk ka asnjë vlerë referuese për të sotmen dhe as për të ardhmen e saj.

E fundit, Kosova gabimisht vijon të kopjojë e imitojë gabimet që ka bërë e po bën Shqipëria, – individi më i rëndësishëm se institucioni, partia më e rëndësishme sesa shteti, marrëdhëniet personale si barometër për marrëdhëniet shtetërore, retorika partiake si retorikë institucionale, shumë fjalë dhe pak rezultate, axhendë afatshkurtër dhe promovim të antivlerave & oligarkëve (politikë) – ashtu siç nga ana tjetër, Shqipëria vijon ta shohë Kosovën me barometrin partiak të dy anëve të Lanës dhe jo si shtet që meriton respekt e protokoll institucional, – dy bilance të gabuara që na dëmtojnë si shtete dhe si shoqëri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...