Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hijet e Murit të Berlinit në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tani po që ka filluar numërimi mbrapsht për opozitën!

Nga: Alfred Peza

Në ditët kur bota përkujton 60 vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit, në hapësirën shqiptare në Ballkan, kanë nisur shfaqen hijet e tij. Trajtat e një muri të ri janë duke u përvijuar, atëherë kur urat mes Shqipërisë dhe Kosovës duhej të ishin më të mëdha, më të forta dhe më të gjera se kurrë.

Mesazhi i përkujtimit të simbolit të ndarjes së Europës, ishte ai kundër harresës, për të mësuar nga e shkuara që ajo të mos përsëritet në të ardhmen. Ndërsa në dekadën e tretë të ekzistencës së dy shteteve shqiptare, në vend të harmonizimit të qëndrimeve e veprimeve, po nxitet artificialisht e kundërta.

Skicat e një muri të ri po qarkullojnë në hapësirën virutale të komunikimit, nga pole të caktuara politike në Tiranë e Prishtinë, për shkak të halleve personale të liderëve të tyre. Për të shpëtuar karriken e tyre dhe për të fituar nesër ca vota më tepër, janë gati që të hedhin sot edhe atë lloj fare që nuk mbiu dot kurrë mes nesh, as kur u ajo u hodh nga armiqtë më të egër të kombit shqiptar përgjatë historisë.

Për ta nuk ka kurrfarë rëndësie se çfarë sebebi gejnë, mjafton që të realizojnë qëllimin e tyre final, për ti mbijetuar dallgës që po ngjitet për ti marë para duke i flakur në breg. Këtë radhë janë kapur fort pas fijes së barit me emrin Goran Bregoviç, derisa të gjejnë një tjetër e më pas një tjetër…, me shpresën se kësisoj do i mbijetojnë mbytjes së sigurtë.

Nuk i intereson kujt, nëse muzika sllave apo ajo me motive cigane, është në shijet e mia. As raportet personale, me repertorin e një këngëtari, që u prit si të ishte Mesia i artit botëror në prill të 2006 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sali Berisha ishte në apogjeun e pushtetit atëherë dhe kritikët më të mëdhenj ndaj Edi Ramës se po e lejon atë sot të japi koncert në Festën e Birrës në Korçë, kapërdiseshin e argaliseshin me Bregoviçin, në rreshtat e parë të asaj salle të tejmbushur.

Muzika dhe yjet e saj, janë përdorur shpeshherë në historinë e këtij kontinenti, si sebepe për të nxitur debate dhe nxjerrë në pah frikërat e liderëve politikë. Deri në atë pikë, sa koncertet e tyre, janë trajtuar gjatë Luftës së Ftohtë si çështje të sigurisë kombëtare. Kjo epokë ka marë fund. Por në këto anë kanë nisur të enden, hijet e fundit të atyre që u bënë bashkë, në kërkim të strehës së fundit të horrave!

Gorani edhe po të dojë, nuk i ndihmon dot për ta nxjerrë në “breg”, “viç”-in e halleve të tyre politike. Historia e dëshmon këtë:

  1. Në 17 shtatorin e 1989, Tirana përjetoi një nga ngjarjet më të paharrueshme kulturore, kur në Pallatin e Kongreseve dhe Stadiumin “Qemal Stafa” dhanë koncert Al Bano dhe Romina Power. Jehona e këngëve italiane, ndezi shpresën e hapjes ndaj perëndimit, pas gjysëm shekulli izolim. Një muaj para (14-17 gusht 1989), Shqipëria kishte hapur dyert, për vizitën e parë të Nënë Terezës. E në prill 1990, Prof. Ylli Popa do botonte artikullin e bujshëm, për rrëzimin e mureve dhe ndërtimin e urave në Shqipëri.
  2. Në prag të festimeve pompoze mbi 20 vjetorin e Gjermanisë Lindore që do të mbaheshin më 7 tetor 1969, u hap fjala se në Berlinin Perendimor, do jepte koncert grupi “Rolling Stone”. Shërbimi famëkeq sekret “Stasi” i trajtoi seriozisht thashethemet e përhapura, duke marë masa që të rinjtë, të mos dyndeshin drejt koncertit imagjinar. Vetëm pasi 430 prej tyre u arrestuan dhunshëm, turma e shpërnda, për të prishur atë vit festën e lindjes komuniste.

III. Më 1987, gjermanolindorët iu vërsulën Murit të Berlinit për të dëgjuar një koncert të Genesis, David Bowie dhe Eurythmics, që mbahej në anën perendimore. Ndërkohë që grupet këndonin, turmat në Lindje nisën të ulërinin: “Gorby, Gorby” dhe “Poshtë Muri”, derisa forcat e policisë sekrete ua mbyllën gojën me forcë.

  1. Një vit më pas, më 1988 koncerti i Michael Jackson në kuadër të turneut për promovimin e albumit “Bad” ku morën pjesë edhe Pink Floyed, mblodhi 5 000 të rinj në anën lindore të Murit të Berlinit. Frika e regjimit komunist ishte aq e madhe sa sekretari i parë i RDGJ Erich Honecker, u takua me menaxherët e kompanisë që sponsorizonte koncertin, për tu siguruar që qëllimi nuk ishte për të eksituar të rinjtë me ecjen magjike të Mbretit të Pop-it.

*

Babai i antropologjisë moderne Claude Levi-Straus thotë se “muzika është një makinë për të mposhtur kohën”. Ndaj, edhe vala e nacionalizmit kallp të këtyre ditëve do kalojë bashkë me kohën, edhe në Shqipëri. Sikundër kaloi edhe ajo epokë që çoi në rrëzimin e një muri dhe në ndërtimin e urave të reja jo vetëm në Europë, por edhe mes shqiptarëve në Ballkan.

Tags: Alfred Pezakosoveshqiperi

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
“S’mund të jetë masë arbitrare”, Tritan Shehu del me deklaratën e fortë

“S’mund të jetë masë arbitrare”, Tritan Shehu del me deklaratën e fortë

Të shtëna me ar*ë në autostradën Tiranë-Durrës, policia zbulon detajet

Të shtëna me ar*ë në autostradën Tiranë-Durrës, policia zbulon detajet

Babilonasit kanë përdorur trigonometrinë për të matur tokën para 3700 vitesh

Babilonasit kanë përdorur trigonometrinë për të matur tokën para 3700 vitesh

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com