Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Yuri Kim i shkoi në zyrë, Meta bën lëvizjen e radhës

Nga: Mero Baze

Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, përse Ilir Meta shpërtheu ndaj gazetës për një shkrim të zakonshëm investigativ, ndërkohë që gazeta ka pas boll shkrime kritike për të muajt e fundit.

Edhe vetë e kisha këtë dilemë, pasi ndërkohë që më kishte sulmuar presidenti, unë ende nuk e kisha lexuar shkrimin e gazetarit që kishte ‘sulmuar’ presidentin, se ishte fundjavë.

Tani më duket se e kam një përgjigje. Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë.

Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon presidentit për dekretim.

Presidenti nuk ka komptencë të japë shtetësi. Ai dekreton një vendim të marrë nga Qeveria shqiptare.

Ministria e Brendshme i konfirmoi gazetës “TemA” se procedura për dhënien e shtetësisë për futbollistin në fjalë, nuk ka kaluar prej saj.

Ministria e Brendshme nuk ka asnjë dosje dhe asnjë kërkesë për të pajisur me shtetësi shqiptare këtë shtetas.

Në këto kushte, shtetësia e dhënë është e pavlefshme dhe dekretimi i saj është shkelje e rëndë e ligjit, që duhet të hetohet si çështje penale, pamvarësisht imunitetit që ka presidenti.

Presidenti ka të drejtë vetëm të dekretojë shtetësinë dhe jo të hapë zarfin që i jep presidenti Halili dhe pasi numëron fletët që janë brenda, të firmosë dekretin e shtetësisë.

Ilir Meta këtu nuk ka respektuar asnjë nen dhe gërmë të këtij ligji. Dhe kemi të gjitha arsyet të themi, se e ka bërë për qëllime korruptive.

Vetë presidenti i Tiranës, zoti Halili, pranoi publikisht me sinqeritet, se i duhej shtetësia që i dha Ilir Meta, pasi tani ai ka mundësi që të aktivizojë në ekip pesë lojtarë të huaj.

Ligji jonë i sportit, lejon vetëm katër lojtarë të huaj, të luajnë njëkohësisht në një ekip.

I vetmi justifikim që ky futbollist të merrte shtetësinë me procedurë të veçantë, është siç e parashikon ligji, nëse ekipi ynë kombëtar do të kishte nevojë për të.

Ekipi ynë kombëtar nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Por dhe ky rekomandim duhet të shkonte përmes Ministrisë së Brendshme.

Ilir Meta është thjeshtë i zhytur në paligjshmëri dhe ndërkohë që është dita e tretë e skandalit, ende nuk pranon të bëj transparente procedurën, se si e ka dhënë shtetësinë.

Ne do të vazhdojmë t’ia kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht, ndërkohë që po mbledhim dhe kemi siguruar prova dhe për pjesën korruptive të kësaj historie, gjurmët e së cilës na çojnë tek të njëjtët sekserë që i dhanë rekomandimin për shtetësinë e dy trafikantëve indianë, që ishin në kërkim në gjithë botën për mashtrim me milarda dollarë, dhe morën shtetësinë në Tiranë, ku janë nën akuzë  për pastrim parash.

Dhe ishinë prapë në linjën e kontributorëve të Klub Tiranës, me Presidencën. Me sa duket kjo është tanimë një linjë e konsoliduar korruptive mes presidentit dhe miqëve të pronarëve të klubit në gjithë botën që duan një pasaportë shqiptare.

SPAK duhet të hapë dosjen hetimore për shtetësinë e dy indianëve që ishin persona në kërkim dhe ta bashkojë me rastin në fjalë, pasi kanë të nëjtin rekomandues në hije, edhe pse ai futbollisti mund të jetë djalë i mirë.

Fakti që Ilir Meta reagoi ashpër me kërcënime ndaj një raporti investigativ, i cili ka mbetur ende pa përgjigje zyrtare, është se ai më mirë se sa ne, e di se çfarë ka bërë, çfarë ka përfituar në mënyrë të paligjshme, çfarë ligji ka shkelur dhe çfarë rreziku ka, nëse fillojnë hetohen shtetësitë e dhëna në mënyrë klienteliste prej tij, nga Kina, India, e deri në vendet afrikane.

Përpjekja e tij banale për të ndërsyer  tifozët e Tiranës që të mbrojnë hajdutllëqet e tij, duke i gënjyer ata, se gazeta “TemA” u ka thënë terrorist, tregon dhe mungesën e respektit që ka për tifozët e Tiranës, të cilët i konsideron si njerëz që rrinë poshtë ballkonit të tij dhe ai u nxjerr BibiBlushin e tij nga sipër t’i qetësojë.

Kjo është një histori që presidenti duhet ta sqarojë para se të hidhet mbi tank si Vojo Kushi, pasi Vojo Kushi u hodh i detyruar, se ishte rrethuar nga armiqtë e tij, kurse ky është i rrethuar nga korrupsioni i tij.

Tags: ilir metamero bazepasaporta

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Këshilli Politik/ Murrizi: Mund ta mbështesim marrëveshjen e 5 Qershorit

“Bleta punëtore e Ramës, çon mjaltin në kosheren e Metës”, Murrizi shpërthen ndaj Brisida Shehajt

Përfiton KEMP-in por i vonohet pagesa, ‘Stop’ zgjidh problemin (VIDEO)

Përfiton KEMP-in por i vonohet pagesa, 'Stop' zgjidh problemin (VIDEO)

Kastro Zizo ‘tradhton’ LSI-në dhe i bashkohet fushatës së Veliajt

Kastro Zizo ‘tradhton’ LSI-në dhe i bashkohet fushatës së Veliajt







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

by mirseda
21:15 | 05/02/2026
0

Qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur Vijon puna për pastrimin e borës që po bie,...

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

19:51 | 05/02/2026
Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com