Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është rreshtuar krah drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i cili u sulmua nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Me anë të një reagimi në Twitter, Kim thotë se kërcënimet për të prishur Reformën në Drejtësi nuk duhet të pranohen. “Askush nuk është mbi ligjin”. Ky ka qenë mesazhi i qartë që ka dhënë sot ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, sa i takon zhvillimeve të fundit nga SPAK, referuar hetimeve që ky institucion ka nisur.
“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur Reformën në Drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa Reforma në Drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”.
Reagimi i ambasadores vjen pasi sot SPAK njoftoi se po heton Ilir Metën për një denoncim të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri, dhe përmes një letre të kreut të institucionit Arben Kraja, kërkoi nga KQZ formularin e vetëdeklarimit të ish-Presidentit.
2/2 For too long, the rich and/or powerful have believed they are untouchable. Now they are disturbed their impunity may be coming to an end. As justice reform is implemented & produces more & more results, it will become clearer & clearer that no one – NO ONE – is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 24, 2022