pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibommeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heshtja që kushton 30 milionë euro në vit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga Klodian Tomorri 

Sa herë që një qytetar niset nga Rinasi për të udhëtuar me avion, atij i merren padrejtësisht 20 euro. Paratë paguhen në çmimin e biletës, por arkëtohen nga kompania koncesionare si tarifë aeroportuale.

Në Top Channel, publikuam raportin e auditimit të pavarur ekonomik për kontratën koncesionare të aeroportit të Rinasit. I hartuar nga gjigandi ndërkombëtar i financave BDO, raporti tregon në mënyrë të pakontestueshme se koncesioni i Rinasit ka krijuar disbalanca të mëdha ekonomike, në favor të kompanisë private. Por çfarë do të thotë kjo?

Rinasi është një koncesion pa garanci trafiku. Por për të mbrojtur palët, bashkë me kontratën koncesionare, është miratuar edhe një skenar financiar bazë. Praktikisht ky skenar ka përcaktuar normën e fitimit të kompanisë për të gjithë periudhën e koncesionit. Dhe në nenin 19.4, kontrata e thotë qartë; në rast devijimesh nga skenari financiar, atëherë secila palë ka të drejtë të kërkojë kompensim të plotë nga pala tjetër. Nëse kompania fiton më pak nga sa ishte parashikuar, ajo ka të drejtë të kërkoj diferencën nga qeveria. Por nëse fiton më shumë, atëherë qeveria ka të drejtë të marrë tepricën e fitimit. Por çfarë ka ndodhur?

Për shkak të rritjes së vrullshme të pasagjerëve, por edhe tarifave të larta, fitimet e kompanisë kanë rezultuar shumë më të mëdha nga sa ishin parashikuar në kontratë. Sipas raportit të auditimit, për periudhën 2005-2017, aksionerët e kompanisë kanë marrë 66 milionë euro dividendë më shumë se sa parashikon skenari bazë. Ndërsa deri në vitin 2027, kur përfundon afati i koncesionit, këta aksionerë parashikohet të marrin 288 milionë euro dividendë në total ose plot 170 milionë euro më shumë se sa ishte parashikuar në kontratë. Këto janë para që i përkasin qytetarëve shqiptarë.

Eksperti i pavarur i auditimit ka listuar disa rrugë se si qeveria mund të marrë mbrapsht paratë që i takojnë dhe koncesioni të rikthehet në ekuilibër ekonomik. Por rruga që ai ka rekomanduar si më e përshtatshme është përgjysmimi i të gjitha tarifave aeroportuale dhe detyrimi i kompanisë të investojë 36 milionë euro shtesë për modernizimin e aeroportit. Si i ndikon kjo qytetarët?

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht kompania koncesionare e aeroportit arkëton 40 euro tarifa për çdo pasagjer që niset nga Rinasi. Sipas ekspertit të pavarur, që vitin e kaluar tarifa për pasagjer duhet të përgjysmohej dhe nga 40 euro të ulej në 20 euro. Kjo do të sillte dy përfitime të mëdha.

Së pari do të ulte direkt çmimet e biletave që paguajnë qytetarët dhe së dyti do të rriste numrin e turistëve. Sipas përllogaritjeve të Autoritetit të Aviacionit Civil, një ulje me 10 euro e çmimit të biletave rrit me 300 mijë vetë numrin e udhëtarëve. Pra, më shumë turistë, më shumë të ardhura për ekonominë, kosto më të lira për qytetarët. Por qeveria nuk vepron edhe pse e ka detyrim ligjor.

Ministria e Infrastrukturës ka në dorë raportin e ekspertit të pavarur. Po kështu, kontrata koncesionare e miratuar në vitin 2004 e ka të qartë rrugën se si veprohet. Fillimisht ministria kërkon negociata me kompaninë koncesionare. Nëse kompania nuk pranon rezultatet e raportit të auditimit nga eksperti i pavarur, i cili është përzgjedhur edhe me dakortësinë e saj, atëherë shkohet në arbitrazh.

Por prej një viti, procesi zvarritet. Çfarë e shtyn një qeveri të hezitojë për të ulur tarifat e qytetarëve? Kjo nuk dihet me siguri. Ajo që dihet është se sipas raportit të ekspertit, për çdo vit që kalon qytetarëve u merren padrejtësisht 30 milionë euro tarifa aeroportuale, ndërsa ekonomia humbet shumë më tepër.

Tags: 30 milionë euroheshtjaklodian tomorrikushtonrinas

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026
Aktualitet

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Politikë

Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Liria nuk falet, Kosova është dëshmi e gjallë e saj

21:14 | 12/06/2026
Next Post

Aksioni i madh me 600 forca policie, shkatërrohet banda shqiptare

"Po hidhet në erë reforma në drejtësi", Meta komenton emërimet në Kushtetuese

Polakët sherr me shqiptarët në Angli, arrestohen 3 persona







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

by mirseda
22:39 | 12/06/2026
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore....

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

22:11 | 12/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com