Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, duke iu referuar ngjarjes së mbrëmshme në spitalin e Fierit, mjaft i alarmuar shprehet se siguria në vend është në nivelin zero.
Spahia apelon ndaj ministrit Sandër Lleshaj, për të kuptuar se cila është detyra e tij, pasi vendi po zhytet çdo ditë në krim. Ai kujton faktin se mbrëmjen e djeshme, hesapet u lanë me armë deri në spital, duke rrezikuar edhe jetë të tjera. Bardh Spahia citon ndër të tjera se koha do na tregojë nëse po mbrohen autorët me lidhje të forta politike.
Statusi
TE PAAFTE E TE ZHYTUR NE KRIM!
Edhe sa ngjarje duhet te ndodhin qe Sander Lleshaj te kuptoje se cila eshte detyra e tij? Ngjarja e mbremshme ne spitalin e Fierit eshte vetem ilustrimi fatkeq, se prej kohesh, siguria e qytetareve eshte ne nivelin zero e se pushteti politik mbron kriminalitetin e vet. Nje nate me heret ne Vlore e ne Korce, pati dy raste kur qytetaret u qelluan ne banesat e tyre. Ndersa mbreme, hesapet u lane me arme deri ne spital, duke rrezikuar edhe jete te tjera. Koha do na tregoje nese po mbrohen autoret me lidhje te forta politike. Armet perdoren kollaj sepse pushteti ilegjitim nuk ben punen e vet parandaluese per sigurine e qytetareve. Kryeministri e kalon kohen duke vizatuar virtualisht nje realitet qe nuk ekziston, ndersa ministri i brendshem, quan pune “inspektimin” e ekipeve te FRONTEX ne kufi, edhe pse numri i vrasjeve e plagosjeve ne gusht, i ngjan nje bilanci lufte. Cfare do qe te ndodhe, nuk ua prish rehatine, sepse asnjeri nuk ka asnje lidhje, as me pergjegjesine e as me pergjegjshmerine! As per fasade nuk ka nje impenjim per sigurine ne vend! Prej kohesh qytetaret nuk jane prioritet i kesaj bande ne pushtet e qytetaret e bashkuar duhet ti shporrin sa me pare! #TePapergjegjshemeTeRrezikshem.