Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

4 vjet ago
in Të Gjitha
Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli

Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si ajo, do të ishin thjesht ajo pjesë e segmentit që e ndan njeriun nga vdekja në rastin më të keq apo në përmirësimin e cilësisë së jetës, në rastin pak më të mirë.

Pandemia e bëri të udhës që Doktoreshë Fico e shumë të tjerë si ajo, të jenë pjesë e menusë së shpresës në “gostinë” e frikës që solli virusi. Por kujtesa njerëzore është më e shkurtër se një hapje-mbyllje sysh; një gjë e tillë është edhe bekim, edhe mallkim për qënien njerëzore. Ndaj për shkak të harresës, Doktoreshë Fico dhe kolegët e saj janë përfshirë në një sfidë sa dramatike, aq edhe komike për të bindur popullsinë për vaksinimin. Kjo është një sfidë e frikshme, me shumë armiq imagjinarë dhe me vetë absurdin përballë, që në Shqipëri, e cila sillet shpesh si atdhe i absurdit, është një betejë e humbur. Sepse si rregull dhe jo si përjashtim fiton gënjeshtra e shndërritshme dhe jo e vërteta e vrazhdë. Sepse çdo i paditur ka epërsi në çdo lloj debati.

Përballë dilemës: ndihmon apo dëmton vaksina, ata që besojnë në komplote ndërkombëtare, në teori konspiracioni dhe në fantazi plot gangrenë logjike, edhe pse janë minorancë, janë më të zhurmshëm dhe më interesantë për t’u dëgjuar. Marrëzia vesh gjithmonë kostum të bukur. Ata që dinë pak dhe flasin shumë i gjen kudo, në Paris, në Romë, në Tiranë, në New York dhe në varrezat e këtyre qyteteve, kur ka ndodhur që i ka thirrur në apel vetë karma. Ata janë në të drejtën e tyre që të mos e pranojnë vaksinimin, por është e drejta e pjesës tjetër të shoqërisë që t’i refuzojë në të njëjtat ambiente dhe në të njëjtin vullnet për të marrë shërbime. Duhet kuptuar se një i vaksinuar është një armëmbajtje pa leje që vjen vërdallë qoftë për të vrarë veten, qoftë për të vrarë të tjerë. Dhe si çdo armë, duhet ndaluar duke e mirëkuptuar madje.

Antivaksinistët janë edhe të dhunshëm, edhe imponues, edhe fyes. E kanë bërë copë doktoreshë Albanën dhe kolegët e saj në rrjete sociale. Kanë dërmuar cilindo që mendon ndryshe me lumenj vreri dhe me gurë ndëshkimi. Ndër ta, edhe njerëz që nuk dinë të numërojnë dhe të shënjojnë as shqisat e tyre, betohen se vaksinat kanë veç të tjerash edhe përbërës nga gjaku i fetusit të lopëve që abortojnë. Kjo fantazi e pacak, që shkon përtej kufirit të pafundëm edhe të vetë idiotësisë, e ka të pamundur të kuptojë se ka një shumicë të heshtur, një shumicë të padiskutueshme, përfshi edhe ata vetë nëse i thërret karma, që herët a vonë do të detyrohet të thonë në gjunjë: Unë e dua doktoreshë Albanën!

Tags: albana ficolorenc vangjelipandemia

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com