Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Helmimi i kritikut të Putinit, ‘Zëri i Amerikës’ zbulon çfarë fshihet pas tij

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Helmimi i kritikut të Putinit, ‘Zëri i Amerikës’ zbulon çfarë fshihet pas tij

Helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny “përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Britania, Franca, Gjermania, Estonia dhe Belgjika të enjten, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të zbulojë, urgjentisht, plotësisht dhe në mënyrë transparente, rrethanat e këtij sulmi dhe të informojë Këshillin e Sigurimit në lidhje me këtë”, thanë ato në letrën dërguar organit 15-anëtarësh.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se autoritetet ruse ishin ende duke pritur që Gjermania dhe Franca t’i përgjigjeshin kërkesës së tyre për prova në mënyrë që Moska të mund të pohonte nëse kishin nevojë për të filluar një hetim.

Navalny u dërgua në Berlin në gusht pasi u sëmur në një fluturim brenda Rusisë. Ai mori trajtim për atë që Gjermania tha se ishte helmim me agjentin nervor noviçok që mund të jetë vdekjeprurës, para se të lirohej në shtator.

Letra drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se më 2 shtator qeveria gjermane konfirmoi se testet kishin treguar “prova të qarta se zoti Navalny ishte helmuar nga një agjent nervor kimik i llojit noviçok, i cili u zhvillua nga Bashkimi Sovjetik dhe tani menaxhohet nga shteti pasues”, Rusia.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova që tregojnë se bëhet fjalë për një krim. Misioni rus në OKB nuk bëri komente të menjëhershme mbi letrën.

Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Britania vunë në dukje se nëntorin e kaluar Këshilli i Sigurimit miratoi një deklaratë duke rikonfirmuar se çdo përdorim i armëve kimike “kudo, në çdo kohë, nga kushdo, në çdo rrethanë është i papranueshëm dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”

“Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se përdorimi i një agjenti nervor kimik i llojit noviçok në helmimin e neveritshëm të zotit Alexey Navalny përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruajnë ata.

Letra u dërgua ndërsa Rusia merr presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor.

Shtetet e Bashkuara nuk e nënshkruan letrën, por të mërkurën Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha: “Qeveria ruse duhet të ofrojë një llogari të plotë mbi helmimin e Alexei Navalny-it dhe të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë veprim”. /VOA

Tags: Alexei NavalnyhelmimMike Pompeoqeveria ruse

TË LIDHURA

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:33 | 16/09/2025
Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin
Bota

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij
Bota

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Next Post
Nga Jul Çezari tek Benazir Buto/Dhjetë atentatet më me ndikim në histori

Nga Jul Çezari tek Benazir Buto/Dhjetë atentatet më me ndikim në histori

“Punoj ndershmërisht që të rris fëmijët”, aktorja e “Portokalli”-së flet për përfshirjen në PS

"Punoj ndershmërisht që të rris fëmijët”, aktorja e “Portokalli”-së flet për përfshirjen në PS

“Bashkë pa kufi”/ Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve

"Bashkë pa kufi"/ Nis mbledhja mes dy qeverive në Pallatin e Kongreseve

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by mirseda
22:33 | 16/09/2025
0

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve...

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com