Ish-producenti i filmave Harvey Weinstein, i cili po vuan dënimin me burg për sulm seksual dhe përdhunim, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Weinstein, 68 vjeç, aktualisht është vendosur në izolim të plotë.
Kujtojmë se Weinstein u dënua me 23 vjet burg në 11 mars për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi dhe për përdhunimin e Jessica Mann, një vajzë që aspironte të bëhej aktore.
Pasi u njoh me dënimin, Weinstein përfundoi në Spitalin Bellevue në Manhattan pasi kishte probleme me zemrën. Ai gjithashtu ka probleme të tjera mjekësore, përfshi diabetin dhe tensionin e lartë.
“Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të Z. Weinstein, ne sigurisht jemi të shqetësuar, ne po vëzhgojmë me vigjilencë situatën”, tha avokati Imran Ansari, shkruan “Reuters”.