Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Haradinaj ultimatum Kurtit: Gjej zgjidhje për mosmarrëveshjet ose hap rrugën

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj ultimatum Kurtit: Gjej zgjidhje për mosmarrëveshjet ose hap rrugën

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kreu të Vetëvendosjes, Albin Kurti që të gjejë një formulë për të krijuar shumicën parlamentare.

Në një prononcim për mediat kosovare, Haradinaj u shpreh se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar, pasi sipas tij Kosova po rrezikon shumë gjëra për shkak të mosmarrëveshjeve mes LVV dhe LDK.

Haradinaj ia bën të qartë Kurtit që ose të gjejë një zgjidhje në lidhje me mosmarrëveshjet ose të hapë rrugë.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, tha ai.

Haradinaj deklaron se e ka shumë të vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, për shkak se nuk ka fuqi vendimmarrëse. Ai fajëson Kurtin dhe partinë e tij për mos arritjen e një marrëveshje, në një kohë kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve.

“Është me rëndësi të madhe që të kemi një epilog të këtij procesi për shkak se qeverisja më tutje vetëm sa do të bie në kualitet. Kjo për shkak se një qeveri në detyrë e ka të pamundur që të kryejë disa funksione që janë shumë me rëndësi. Psh, ne nuk kemi drejt me aprovua ligje edhe pse ka një parlament të zgjedhur. Ne kemi një qeveri kujdestare por është problem vazhdimi i gjendjes kështu. Është e dëmshme kjo vonesë dhe shkakton dëme serioze në qeverisje dhe në kualitete të tjera të jetës. Pra duhet t’i japin një epilog gjendjes. Krejt Kosova pret nga Kurti dhe VV-ja epilog, cili do që të jetë ai. Por mbajtja e një gjendje në emër të një negocimi pa kufij nuk është veprim i mençur. Duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk jam palë e interesit në asnjë variant, por duke qenë kryetar qeverie në detyrë unë i shoh pasojat për Kosovën.

Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveç që është e pakuptueshme është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është certifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tash e tutje është problem kjo gjendje”, tha Haradinaj.

Tags: Albin Kurtihape rrugekosovamos marreveshjetRamush Haradinajzgjidhje

TË LIDHURA

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

09:01 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro
Rajoni

Mali i Zi/ Autoritetet: Ish-presidenti Gjukanoviç nuk ka deklaruar orat me vlerë rreth 200 mijë euro

22:35 | 25/11/2025
Next Post
Zbulohet arsyeja e mungesës së Canës tek miqësorja e yjeve

Zbulohet arsyeja e mungesës së Canës tek miqësorja e yjeve

“Tensionet në Lindjen e Mesme” Merkel drejt Moskës, takim me presidentin Putin

“Tensionet në Lindjen e Mesme” Merkel drejt Moskës, takim me presidentin Putin

Hodhën gruan në rezervuar, 3 të rinjtë dalin para gjykatës

Hodhën gruan në rezervuar, 3 të rinjtë dalin para gjykatës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com