Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin “T7”, ka thënë se e ka çliruar shtetin nga ata që u munduan që të shantazhonin atë.
“Unë e kam çliruar shtetin prej atyre që janë munduar që të më shantazhonin mua dhe të tjerët, të shantazhonin shtetin e Kosovës. Ua kam jep fytyrës shantazhin”, është shprehur Haradinaj.
Ai gjithashtu tregoi se gjatë zgjedhjeve humbi vota nga Serbia.
“Unë kam humbur vota edhe nga Serbia sepse ekziston mundësia me u ndiku përmes forcës së butë, interesave të caktuara, në kohën kur unë e vendosa taksën kundër Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.