Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Haradinaj sot do të intervistohet në Hagë, çfarë e pret pastaj?

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj sot do të intervistohet në Hagë, çfarë e pret pastaj?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000. Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012. Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.

Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj paraqet zyrtarin më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që do të merret në pyetje nga hetuesit. Ngjashëm është edhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, i cili po ashtu do të intervistohet sot. Ftesa për intervistim këto ditë morën edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-anëtari i këtij shtabi, Sokol Bashota, ish-shefi i një zone operative, Shukri Buja, e të tjerë.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015, ndërsa Gjykata u bë plotësisht funksionale në korrik të 2017-ës.

Çfarë e pret Ramush Haradinajn? Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por statutet e saj u lejojnë prokurorëve që t’i zhvendosin procedurat jashtë vendit. Vendimi për themelimin e saj pasoi publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin u tha se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës së viteve 1998/99.

Formimi i Gjykatës nxiti pakënaqësi dhe çoi në protesta të veteranëve të UÇK-së. Në fund të vitit 2017, pas një peticioni me mbi 15 mijë nënshkrime, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndërmori një nismë për shfuqizimin e Gjykatës, por ajo dështoi pas disa javësh presion politik nga bashkësia ndërkombëtare.
Ekspertët e së drejtës penale ndërkombëtare thonë se pas intervistimeve në Prokurorinë Speciale, pritet të ngrihen edhe akuza.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik, Haradinaj tha se ai “e ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë” dhe se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, të cilën e mbajti nga viti 2017, “për ta ruajtur nderin e shtetit dhe të kryetarit të qeverisë”. Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, po ashtu tha se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të dalë nga gjendja në të cilën është.

Edhe partitë tjera, si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, i shohin zgjedhjet si të pashmangshme, por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dalë ende me ndonjë vendim për to. /gazetaexpress

Tags: Hagëharadinajintervistohetsot

TË LIDHURA

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi
Rajoni

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë
Bota

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:27 | 02/09/2025
Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona
Rajoni

Moti i keq mbërthen Greqinë/ Përmbytje dhe erërat e forta godasin Korfuzin, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

20:04 | 30/08/2025
Next Post
Mashtroi vëllanë e drejtorit të Policisë së Tiranës, ja si i fuste në kurth biznesmenët 64-vjeçarja

Mashtroi vëllanë e drejtorit të Policisë së Tiranës, ja si i fuste në kurth biznesmenët 64-vjeçarja

Boris, vogëlushi që donte të bëhej mbret

Boris, vogëlushi që donte të bëhej mbret

Ndërkombëtarët pas dorëheqjes së Haradinajt: Të formohet shpejt një qeveri funksionale

Ndërkombëtarët pas dorëheqjes së Haradinajt: Të formohet shpejt një qeveri funksionale

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com