Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PKD-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen se do të jetë kryeministër i Kosovës.
Ai tha se kanë marrë mjaftueshëm vota për krijimin e qeverisë dhe se është e gjatë lista e punëve që do të bëjnë.
“Kemi fituar bindshëm dhe rezultati është i mjaftueshëm për krijimin e qeverise”, tha Haradinaj
Haradinaj ka treguar se cilat do të jenë punët e para që do t’i bëjë në marrjen e mandatit të kryeministrit.