Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur. Ai thekson se Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit.
Në qendër të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul janë vrarë paktën 95 persona e janë plagosur 158 nga sulmi terrorist me bombë.
Terroristët kanë përdorur një ambulancë të mbushur me eksplozivë për të kryer sulmin.
Ngjarja ndodhi pranë ndërtesës së vjetër të Ministrisë së Brendshme, zyrave të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Lartë të Paqes.
Ndërkohë, Qeveria e Afganistanit ka shpallur ditë zie për sot, pasi nga një sulm i djeshëm vetëvrasës me makinë-bombë, janë vrarë mbi 100 persona.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
I tronditur nga sulmi terrorist në Kabul, që mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe la qindra të plagosur.
Lutjet e mia janë me të gjithë të prekurit nga ky sulm barbar.
Kosova qëndron fuqishëm përkrah botës në luftën kundër terrorizmit. RH