Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Haradinaj i çon mesazh Albin Kurtit: Mos e hiq taksën

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj i çon mesazh Albin Kurtit: Mos e hiq taksën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress, thotë se nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e bëjnë një gabim të tillë do të ishte e pafalshme dhe se me ata do të talleshin bashkësia ndërkombëtare e Serbia, ndërsa shton se heqja e taksës është ekuivalent me Gjykatën Speciale. Haradina thotë se plot qëndrime janë mashtrim të Kurtit dhe të Vetëvendosjes. Ndërsa, në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, si Aleancë do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Ish-kreu i Qeverisë për KosovaPress ka folur edhe për rezultatin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit, si do të jenë si opozitë dhe si do të veprojnë nëse vendi shkon prapë në zgjedhje.

Haradinaj thotë se largimi i taksës është gabim kur Serbia po vazhdon që t’i përkeqësojë raportet ndaj Kosovës. Sipas tij, largimi i taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë do të ishte në dëm të prodhuesve vendor, që gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim.

Sa i përket asaj që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe pretendenti për kryeministër të vendit, Albin Kurti, kishte deklaruar se ndaj Serbisë do të vendosej masa e reciprocitetit, Haradinaj thotë se taksa dhe reciprociteti mund të funksionojnë së bashku.

Lëvizja Vetëvendosje si partia më e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partia e dytë, aktualisht janë duke zhvilluar takime për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Për këto takime, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, thotë se janë normale, por thotë se shihet se ka disa vështirësi në arritjen e marrëveshjes mes këtyre dy partive.

Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti janë mashtrues, ku ai thotë se plot qëndrime të tij janë mashtrime siç është rasti me taksën e vendosur për produktet serbe.

Megjithatë, ai thotë se është i interesuar që rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit të implementohet dhe të krijohet qeveria e vendit, në mënyrë që të shihet se çfarë sinjalesh do të jap qeveria e re.

Haradinaj në intervistën për KosovaPress thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të qëndrojë në opozitë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, por që thotë se do të mbështesin qeverinë e re në temat që i vlerësojnë si interes nacional.

Në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje. Ai ka mohuar edhe mundësinë që në rast të mbajtjes së zgjedhjeve do të bëjë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, siç kishte bërë në vitin 2017.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, pasi që ka hequr dorë nga pozita e deputetit. Këtë vendim ai thotë se e ka marrë për shkak se do të angazhohet më shumë me partinë që e udhëheq.

Ai thotë se përgjatë kohës sa ka qeverisur me vendin ka munguar në punët e partisë dhe tash sipas tij është koha që të kthehet në terren dhe të merret me degët dhe strukturat e Aleancës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka dal si partia e katërt, ku në këtë rezultat Haradinaj thotë se ka ndikuar pozita kundërshtuese që Aleanca dhe ai e kishin marrë në shumë tema.

Haradinaj ka mohuar se në këtë rezultat ka ndikuar koalicioni që kishin bërë me Partinë Socialdemokrate.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 96.883 vota apo 11.48 përqind. Kujtojmë se vendi kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje pasi ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim./Gazeta Express

Tags: Albin Kurtihashim thaciheqja e takseskosoveserbi

TË LIDHURA

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek
Rajoni

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Kosovo

Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare

16:13 | 31/03/2026
Next Post
VIDEO/ Ndeshja Tirana-Skënderbeu, përsëriten thirrjet në kor “Rama ik”

VIDEO/ Ndeshja Tirana-Skënderbeu, përsëriten thirrjet në kor “Rama ik”

U shoqërua në Polici, ja me kë e kaloi natën ‘Zogu i Tiranës’

U shoqërua në Polici, ja me kë e kaloi natën ‘Zogu i Tiranës’

Goditi me grushte arbitrin, Federata Shqiptare e Basketbollit dënon veprimin

Goditi me grushte arbitrin, Federata Shqiptare e Basketbollit dënon veprimin







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com