Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Hapja e negociatave, shans për opozitën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Hapja e negociatave, shans për opozitën

Nga: Rudina Hajdari

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është absolutisht një lajm i shkëlqyer për shqiptarët dhe duhet celebruar si i tillë.

Nga sot e tutje, Bashkimi Europian do tregojë një kujdes të shtuar ndaj popullit shqiptar duke e trajtuar atë si të barabartë me popujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Përfituesi më i madh i këtij vendimi është qytetari shqiptar, i cili ka çfarë të japë në rast se i krijohen kushtet e duhura për të konkurruar me aftësitë dhe shërbimet tona në tregun europian. Patjetër që perspektiva nga sot duket më e bukur sepse kemi një vend të mrekullueshëm me plot atraksione e burime natyrore e njerëzore me potencialin që të kthehet në një vlerë të shtuar për BE-në.

Por teksa shikon sekuencat televizive të Edi Ramës në Bruksel për çeljen zyrtare të negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, menjëherë kupton që ai nuk shfaq ndonjë gëzim të madh për këtë ditë të shënuar për vendin tonë, përkundrazi, ai duket i shqetësuar.

Së pari është i shqetësuar me faktin se nuk do të mund të vazhdojë të qeverisë dot me stilin e tij autokratik, ku çdo vendim nga lyerja me bojë e një pallati në Çorovodë e deri te koncesione si ai i inceneratorëve apo sterilizimit, i merr një njeri i vetëm. BE këtë model nuk e pranon.

Është i shqetësuar sepse korrupsioni që ka rrethuar qeverisjen e tij po ashtu nuk është i mirëpritur në BE. Pothuajse gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Lefter Koka etj. sot ose janë në qeli ose po bëhen gati të hyjnë apo lakohen për afera qindra miliona euro.

Është i shqetësuar sepse Shqipëria nën drejtimin e tij është shndërruar në qendër të narkotrafikut dhe krimi i organizuar ka lulëzuar si kurrë më parë duke arritur të hyjë deri në Parlament dhe të ketë akses direkt në vendimmarrje. Kjo për BE-në është e papranueshme.

Është i shqetësuar sepse në fund të ditës nuk ishin as reformat e as përpjekjet e tij ato që i hapën negociatat, ai do ishte i lumtur të jetonte në “Ballkanin e hapur” të Vuçiç duke lozur së bashku diktatorësh. E vërteta është se negociatat u hapën ca prej rrethanave gjeopolitike, si lufta në Ukrainë e ca prej përpjekjeve titanike të qeverisë maqedonase për të bërë gjithçka për ta realizuar këtë mision.

Por mbi të gjitha është i shqetësuar sepse ai sot mban titullin e Kryeministrit të fundit të tranzicionit shqiptar, e për rrjedhojë karriera e tij politike po merr fund.

Nga pikëpamja teknike, çelja e negociatave nënkupton një parapërgatitje të fortë institucionale, ekonomike e shoqërore për adoptimin e reformave që na presin, të cilat do ndryshojnë rrënjësisht realitetin shqiptar dhe do të zgjidhin stanjacionin ekonomik për atë pjesë të ndershme të shoqërisë bashkë me drejtësinë e shumëmunguar.

Deri më sot reformat kanë qenë më shumë iluzionare dhe ekzistojnë më shumë në letër se në realitet. Imazhi i reformave te ne krijohet nëpërmjet kurdisjes së propagandës së qeverisë për të krijuar iluzionin se ndryshimi po vjen, por në fakt asnjëherë nuk vjen e as nuk preket nga qytetarët.

Qartësisht, pra, qeveria e Edi Ramës nuk është në lartësinë e duhur të detyrës si pasojë e korrupsionit dhe paaftësisë, ndaj sot opozita ka shansin për të demonstruar që ka kapacitetet për të drejtuar vendin në këtë proces jetik.

Opozita nuk duhet të largohet nga procesi i negociatave, por duhet të jetë pjesë aktive e tyre me mundësitë dhe hapësirat që ka, duke demonstruar gjithë kapacitetin teknik dhe duke përzgjedhur njerëzit e duhur për të bërë kontrastin me qeverisjen Rama, si në sytë e qytetarëve shqiptarë, ashtu edhe përpara politikës së BE-së.

Është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë sepse më në fund kemi arritur në fund të një tuneli të gjatë eksperimentesh që kanë dërrmuar shpresën për të ardhmen. Sot, kjo shpresë po ringjallet dhe opozita ka një shans të mirë të kalërojë këtë fitore në favor të saj.

Këtë e bën duke artikuluar dhe projektuar se çfarë do të vijë në qeverisjen e ardhshme dhe si ajo do të mundësojë përshpejtimin e reformave dhe hapjen e kapitujve një nga një për të arritur drejt stacionit final sa më shpejt.

Kriza që ka paralizuar të gjithë sektorët e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, arsimit, shëndetësisë etj. nuk mund të zgjidhen më nga kjo qeverisje e zhytur në paaftësi dhe korrupsion. Drejtimi i institucioneve duhet të merret në dorë nga zyrtarë të aftë dhe me duar të pastra. Këtë e siguron vetëm largimi i qeverisë Rama dhe ardhja ne pushtet e opozitës me njerëz të përgatitur e të papërlyer në korrupsion.

Partia Demokratike ka qenë e para me vizionin e integrimit europian dhe ka punuar më shumë se çdo parti tjetër në pushtet për të avancuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Ndaj, sot Partia Demokratike duhet ta shikojë këtë ditë si ogur të mirë për të marrë në dorë fatet e shqiptarëve dhe për të përmbushur misionin e saj historik, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Tags: benegociatatRudina Hajdari

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Balla ia kthen Alibeajt: Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim

Balla: Procesin e anëtarësimit në BE ta kryejmë me opozitën

Ramazan Rraja: S’ kam lidhje me krimin në Fushë-Krujë, ndodhem jashtë vendit

Ramazan Rraja: S’ kam lidhje me krimin në Fushë-Krujë, ndodhem jashtë vendit

Amnistia fiskale/ Ish-zv.ministri i Financave: Dekurajon zbatimin e ligjit nga subjektet e ndershme

Amnistia fiskale/ Ish-zv.ministri i Financave: Dekurajon zbatimin e ligjit nga subjektet e ndershme







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com