Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Hajduti hyn në dhomën e hotelit dhe merr miliona lekë (VIDEO)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Gëzim Korani tregoi se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në Shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdutët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra.

“Shkuam në det, kalamajtë shkuan për të marrë diçka tek dhoma dhe gjetën derën hapur. Ishte masakruar. Kishin marrë çfarë kishin dashur dhe një shumë të hollash. Hoteli quhet “Ciao Borsh”, ndërkohë që ishte hapur edhe dhoma e gocës së pronarit paralel. Edhe aty kishin marrë disa para. 1 milion lekë, diçka e tillë. Bëmë denoncimin sipas rregullit në Himarë, që atëherë nuk kemi marrë përgjigje. Të dalë e vërteta sepse kursimet tona për 4-5 ditë pushime u kthyen në stres. Më shumë u stresuan kalamajtë”, u shpreh Korani.

Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala.

Pronari Hito Lala: Janë marrë lekë dhe neve, janë marrë gocës lekë.

Gazetarja: Kjo është hera e parë që ka ndodhur?

Pronari Hito Lala: Po, hera e parë. Kam 3 dhoma plazhi, në njërën rrinte goca, në kat me ata. Ajo ka patur 2000 e ca euro dhe lekë shqiptare. Tani ku t’i gjej gjithë ato lekë? Kush mund t’i japë, po nuk u kapen autorët? S’e di fare, si do funksionojë kjo punë. S’e di fare, o motra. Asnjë lloj informacioni, as prokuroria, vajti 1 vit pak a shumë.

Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hajduti ka qenë i maskuar.

Hito Lala tregoi se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë?

Hito Lala: Po! Morëm targën, që e kapën kamerat dhe nga ajo u zbërthye e gjitha. Kapën atë djalin, e prunë në Himarë, ai ka bërë deklaratë në Himarë, po unë s’kam informacion, se çfarë ka thënë. Ka thënë, që ia kam dhënë filanit makinën.

Gazetarja: Pra makina është marrë me qira në Tiranë nga x person dhe ndërkohë ky x person në Qeparo ia ka dhënë Y?

Hito Lala: Po!

Gazetarja: Dhe Y është personi që ka hyrë në ndërtesën tuaj, në hotelin tuaj?

Hito Lala: Kanë qenë dy veta, një ka qenë shoferi. Ky nga Tirana dhe ai tjetri mendohet bashkëpunëtor nga Borshi.

Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallëzim.

Informacioni: Jo, për te Hito Lala janë nisur dy herë. Është ngjarja, që thua ti dhe janë nis në prokurori. Në momentin, që janë, nisen në prokurori, duhet të marrësh informacion në prokurori, jo tek neve!

Qytetari:  Po prokuroria tani është në Vlorë, apo Sarandë?

Informacioni: Në Vlorë, në Vlorë! Prokuroria në Vlorë thuaji, në shtator të 2021-shit. Ka qenë rreth datës 10 shtator.

Qytetari:  10 Shtator!

Informacioni: Po 10 Shtator janë nis materialet,- thuaj asaj sekretares, kur të dalë ajo,- aty thuaj rreth datës 10 shtator 2021-shit janë nis materialet nga komisariati i Himarës.

Po materialet janë çuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti./tvklan.al

Tags: Gëzim KoraniHajdutiHito Lalaplazhin e Borshit

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

E ngarkuar me mobilje, digjet kamioni në autostradën Lushnjë-Fier

Kasaphanë në mes të Klosit/ I shantazhuan vajzën në rrjetin social, si ndodhi konflikti mes familjeve

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë, kategoritë që përfitojnë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com