Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Hajde zemër, hajde shpirt”, 60-vjeçari tenton të abuzojë me vajzën e mitur

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Hajde zemër, hajde shpirt”, 60-vjeçari tenton të abuzojë me vajzën e mitur

Më 18 janar, një 60-vjeçar u vu në pranga me dyshimet se mund të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç. “Shqiptarja.com” zbulon detaje nga dosja, provat dhe deklarimet që vunë në pranga V.N., nga një fshat i Lezhës, njëherazi pronar i një restoranti në këtë zonë. Me familjen e vajzës së mitur, V.N kishte lidhje miqësie, arsye për të cilën një natë i ka ftuar për darkë në banesën e tij, ku edhe i ka thënë të qëndrojnë të flenë tek ai.

Sipas dosjes së prokurorisë, “pasi kanë përfunduar darkën, vajza e mitur së bashku me nënën dhe babanë e saj, kanë shkuar të flenë në dhomën e gjumit në shtëpinë e V.N. Por teksa prindërit i kishte zënë gjumi, ai ka shkuar në dhomën e gjumit, ka çuar vajzën e mitur nga gjumi, duke e ftuar në kuzhinë për të shikuar një film.

“Pikërisht pasi kanë shkuar të dy në kuzhinë, V.N ka filluar të ngacmojë seksualisht vajzën, ndërkohë që një skenë e turpshme teksa 60-vjeçari tenton ta puthë në buzë është parë dhe nga babai i vajzës, ku i ka thënë: Mos ma prek vajzën”.  Të larguar nga banesa e tij ditën e nesërme, 60-vjeçari nuk është ndalur. Ai i ka shkuar pranë banesës në fshat të vajzës së mitur, dhe e ka marrë me makinë për ta shoqëruar për në shkollë.

Më 17 janar 2020 rreth orës 10:05 ishte një njoftim në sallën e policisë së Lezhës, që vuri në lëvizje efektivët, pasi një automjet në afërsi të shkollës së fshatit po lëvizte me shpejtësi pranë nxënësve duke rrezikuar kalimtarët.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia konstatoi 60-vjeçarin V.N., i cili kishte ndaluar automjetin e tij dhe ishte kapur në telat e rrethimit të shkollës dhe po bisedonte me një nxënëse duke i thënë fjalët, “hajde zemër, hajde shpirt etj”. Ai është pyetur nga punonjësit e policisë për arsyen e qëndrimit tek shkolla, dhe ka thënë se vajzën e ka mbesë. Por me pyetjen e drejtorit të shkollës dhe të mësuesit kujdestar të vajzës së mitur, rezultoi se mes tyre nuk ka lidhje.

Në këto kushte, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të 60-vjeçarit dhe palëve të tjera. Ishte deklarimi në polici i vajzës së mitur nën kujdesin e psikologëve, që zbërtheu skenën e rëndë të ndodhur gjatë darkës në banesën e 60-vjeçarit.

Sipas deklarimeve, 60-vjeçari kishte ngacmuar edhe nxënëse të tjera të mitura, duke i ndjekur me makinë dhe duke i drejtuar fjalët “o zemër, o yll”.

Ditën që u arrestua nga policia, 60-vjeçarit iu bë edhe testi i alkoolit, ku rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur në masën 0.93 mlg/l.

Ndërkohë, ndaj të miturës do të kryhet akti i ekspertimit mjeko-ligjor për të faktuar nëse 60-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, apo nëse bëhet fjalë për ngacmim seksual.

V.N., është në hetim nga Prokuroria e Krujës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”,  “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”. /shqiptarja.com

 

Tags: e mituraLezhëmaredhenie

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë dollarë të Perandorisë Osmane

Si i “shpëtoi” Shqipëria borxhit 7 miliardë dollarë të Perandorisë Osmane

Ja sa do të variojnë temperaturat për nesër

Ja sa do të variojnë temperaturat për nesër

“Paguajnë më shtrenjtë se te privati”/ PD çon në SPAK koncesionin e checkup-it

"Paguajnë më shtrenjtë se te privati"/ PD çon në SPAK koncesionin e checkup-it







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com