Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, politika pengoi çështjen

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, politika pengoi çështjen

Ndonëse kanë kaluar 11 vite nga vrasjet e “21 Janarit” në mes të Bulevardit, ende nuk ka autorë politikë të dënuar. Të vetmit që e pësuan ishin përfaqësuesit e Gardës së Republikës, por edhe ata sot janë të lirë dhe askush nuk mban përgjegjësi për vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtës, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Në muajin prill të vitit 2021, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, pasi nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe të akuzuar që ka qëlluar ndaj tij. Hapja e hetimeve erdhi pas një kërkese të policisë, ndërkohë që pas gati 8 muajsh, procesi është përqendruar te shqyrtimi nga e para e provave dhe riekspertimi i ngjarjes.

Duke iu kthyer protestës së asaj dite që i mori jetën 4 qytetarëve, Shkëlqim Hajdari i cili në atë kohë ishte drejtues i Prokurorisë së Apelit, zbuloi se prokurorët kanë qenë nën presion në vendin e ngjarjes, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj, ata bënë një punë të mirë sa i takon hetimeve.

“Zbardhja e çështjes së “21 Janarit” u pengua nga politika asokohe”, tha ndër të tjera ai. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, në një intervistë për gazetën “SOT”, u shpreh se Prokuroria u la e vetme dhe nuk pati bashkëpunim nga organet e tjera ligjzbatuese, për të hetuar dosjen e “21 Janarit”.

Ai sqaron më tej se në hetimin e dosjes së “21 Janarit”, qeveria dhe policia kanë qenë në episode të ndryshme edhe bllokues, duke u bërë pengesë për hetimin sa më objektiv nga Prokuroria të kësaj ngjarje, siç ishte për shembull moszbatimi i urdhër ndalimit për një pjesë të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ai deklaron se një meritë i shkon edhe FBI-së, që bashkëpunoi me institucionin e akuzës asokohe.

Në këtë kontekst, ai tha se ekspertiza e FBI-së faktoi se Garda e Republikës qëlloi për të vrarë protestuesit. Z.Hajdari vë në dukje se ekspertiza që erdhi nga Byroja Federale e Hetimit, është një ekspertizë profesionale, ku tregoi se dy nga viktimat që mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më “21 Janar” të vitit 2011, janë vrarë nga pjestarë të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

-Zoti Hajdari sot shënohet përvjetori i vrasjeve të “21 Janarit” dhe familjarët kërkojnë ende drejtësi. Duke qenë se ju keni qenë prokuror, kaq e vështirë ka qenë zbardhja e kësaj ngjarje?

Mendoj se minimumi pas gati 1 vit riçeljes së hetimeve për tragjedinë e “21 Janarit” dhe në nder dhe respekt të viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, duhet të kishim një prononcim zyrtar të Prokurorisë se çfarë është bërë gjatë këtyre muajve në lidhje me hetimin e kësaj çështje kaq të ndjeshme, në mënyrë që edhe ne të kishim mundësi të jepnim një koment sa më profesional. Sa i takon pyetjes se përse ka qenë kaq e vështirë ngjarja, mendoj se zbardhja e çështjes së “21 Janarit”, u pengua nga politika asokohe.

-Ju në atë kohë keni qenë në krye të Prokurorisë së Apelit, si i kujtoni si ngjarje dhe si janë penguar prokurorët?

E kemi thënë dhe rithënë disa herë që ngjarja e “21 Janarit” e vitit 2011 ku gjatë protestës së opozitës së kohës para Kryeministrisë mbetën katër qytetarë të pafajshëm se ka qenë një nga hetimet më të vështira që ka hasur Prokuroria, dhe ka përballur institucioni i akuzës në këto 30 vite demokraci. Pse e them këtë? Sepse nga njëra anë ishin organet ligjzbatuese me në krye Prokurorinë, dhe nga ana tjetër ishte qeveria e asaj kohe që po me organe ligjzbatuese, sikundër është policia në rastin konkret, nuk ishin bashkëpunues në hetimin e kësaj ngjarje kaq të rëndë, sikundër ishte vrasje e 4 protestuesve në “21 Janarin” e vitit 2011. Madje në hetimin dosjes së “21 Janarit” qeveria dhe policia kanë qenë në episode të ndryshme edhe bllokues, duke u bërë pengesë për hetimin sa më objektiv nga Prokuroria të kësaj ngjarje, siç ishte për shembull moszbatimi i urdhër ndalimit për një pjesë të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Kështu që me gjithë vështirësitë e bërë asokohe dhe që kanë lënë gjurmë negative për zbardhjen e plotë të dosjes së “21 Janarit”, jo për fajin e Prokurorisë dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të saj, por për shkak të rrethanave në të cilat u operua në mbledhjen e provave në vendngjarje, kjo në një farë mënyrë ka ndihmuar që një pjesë e autorëve të kësaj masakre, qofshin këta urdhërdhënës apo ekzekutorë urdhrash që të mos penalizohen. Edhe sot që jemi 11 vite pas kësaj tragjedia urdhëruesve dhe ekzekutorëve nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë dhe nuk është zbardhur e vërteta e “21 Janarit”.

-Në atë kohë erdhi një ekspertizë e FBI. Duke qenë se ju keni informacione si u përdor kjo ekspertizë dhe a pati vlerë?

Ekspertiza që erdhi nga Byroja Federale e Hetimit është një ekspertizë profesionale, e cila tregon qartë shkencërisht se dy nga viktimat që mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më “21 Janar” të vitit 2011, është se ata janë vrarë nga pjestarë të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ndërsa gjithashtu rezulton se një pjesë e armëve të përdorur nga ana e gardistëve të pozicionuar tek Kryeministria, rezulton të jenë fiksuar në pemën përballë selisë së qeverisë, në muret përballë kësaj godine dhe në lartësi të tilla që janë sa shtati i një njeriu. Kjo do të thotë se kemi edhe një sasi plumbash që janë drejtuar drejt njerëzve, ndryshe nga sa pretendohej asokohe nga qeveria e Partisë Demokratike, Policia dhe Garda e Republikës që u qëllua vetëm në ajër. Kjo vërtetohet me këtë provë shkencore që ka bërë FBI-ja, por edhe me dëmin e madh që përveçse katër viktimave, kishte edhe shumë të plagosur gjatë protestës së “21 Janarit” të vitit 2011.

-Sot që flasim janë rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, pasi për të nuk ka asnjë autor të dyshuar. Policia ka kërkuar riekspertim të ngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve. 8 muaj nga rihapja e hetimeve nuk ka pasur shumë rezultat. Mendoni se pas 11 vitesh mund të ketë rezultat hetimi? A janë më provat aq me vlerë?

Unë nuk e di, domethënë se në çfarë faze janë hetimet nga ata që po merren me këtë dosje. Por dua të ripërsëris që në respekt të viktimave të “21 Janarit”, kësaj ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, ne duhet të kishim një prononcim zyrtar nga ata që po merren me hetimin e kësaj dosje. Ky është një detyrim që Prokuroria ka kundrejt viktimave, familjarëve të tyre dhe opinionit publik, në mënyrë që të paktën përmes këtij prononcimi apo reagimi, të kuptonim më shumë se çfarë po ndodh me hetimin dhe në çfarë faze është ai sa i takon ngjarjes në fjalë.

-Si ka mundësi që Prokuroria nuk shkoi dot më shumë se kreu i Gardës së asaj kohe? Pse nuk u hetua mbi urdhëruesit e ngjarjes?

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë në kohën kur ndodhi ngjarja e “21 Janarit”, ka bërë një punë shumë të mirë dhe jam i bindur për këtë. Prokuroria asokohe ka qenë pothuajse një organ që të gjithë atë ngjarje e ka përballur vetë dhe nuk ka pasur bashkëpunim nga organet e tjera ligjzbatuese për hir të situatës që unë e thashë në fillim dhe aq sa është arritur, e gjitha kjo është meritë e oficerëve të Policisë Gjyqësore, prokurorëve që përfaqësuan me dinjitet dhe hetuan dosjen e “21 Janarit”. Asokohe Prokuroria bëri punë shumë të mirë dhe kjo edhe për shkak se pati një bashkëpunim me ndërkombëtarët, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por sot jemi në një situatë krejt tjetër dhe bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe organeve ligjzbatues është në nivele të larta bashkëpunimi. Kështu që nisur nga kjo, sot që flasim çështja e “21 Janarit” si një makth i vërtet duhet të zbardhet në tërësi, në thellësi dhe gjerësi.

-Në atë kohë policia nuk ekzekutonte urdhër-arrestet e gjykatës, ndërsa gardistët u strehuan në Kryeministri. Mendoni se pati shkelje në këtë aspekt?

Patjetër që pati shkelje, pasi Polica e Shtetit refuzoi të ekzekutonte urdhër ndalimet, ndërkohë që edhe selia e Kryeministrisë u kthye në strehë për të mbrojtur një pjesë të ekzekutorëve të urdhrave. Në atë kohë politika, qeveria dhe gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese, përveçse Prokurorisë, u investuan me të gjitha mënyrë që çështja e “21 Janarit” të bllokohej dhe mos hetohej.

-Mendoni se kjo çështje duhej të kishte kaluar te SPAK?

Kjo çështje, pra dosja e “21 Janarit”, duhet të vazhdojë të hetohet në Prokurorinë e Tiranës, sepse deri më tani domethënë nuk ka pasur emra që janë subjekt i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Është tjetër gjë që në qoftë se gjatë hetimit të dosje së “21 Janarit” do të dalin prova që implikojnë subjekte që tashmë hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Pra çdo gjë varet se si do të vijojnë hetimit dhe çfarë provash do të dalin, në mënyrë që nëse një person që është i implikuar në ngjarjen e “21 Janarit” dhe që hetimin e tij e ka në juridiksion SPAK, atëherë ngjarja merr tjetër rrjedhje. Kjo është e gjitha.

Tags: 21 janariProkuroriaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

22:46 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS
Aktualitet

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025
Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit
Aktualitet

Ishte në kërkim nga SPAK e policia për korrupsion në zgjedhje, ndalohet Kalosh Peposhi

22:02 | 10/05/2025
Next Post
Meta hedh kunjat e radhës ndaj Ramës

Meta shpërndan dekorata në "21 Janar", Rama: Tallet me qytetarët!

Bëni kujdes, vazhdon i ftohti polar në Shqipëri! Temperatura në -9°C

Bëni kujdes, vazhdon i ftohti polar në Shqipëri! Temperatura në -9°C

Temperatura nën zero, ARRSH bën njoftimin me rëndësi

Temperatura nën zero, ARRSH bën njoftimin me rëndësi

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com