Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari: E drejta është në krahun e Shqipërisë, pretendimet e Greqisë, jo të bazuara në Konventat Ndërkombëtare

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari: E drejta është në krahun e Shqipërisë, pretendimet e Greqisë, jo të bazuara në Konventat Ndërkombëtare

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, ka folur lidhur me çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kjo e fundit po tenton të zgjerohet me 12 milje. Një ditë pas dorëzimit në parlamentin grek të projektligjit për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë, 12 milje në Perëndim të Detit Jon, Shkëlqim Hajdari i cili është njohës i mirë i kësaj çështje, jep argumentet e tij se çfarë po ndodh.

“Greqia është në një marrëdhënie të vështirë me Turqinë, sepse Greqia kërkon të mbyllë ndarjet territoriale me shtetet kufitare. Tani kërkon ta mbyllë me Shqipërinë e Turqinë. Mendoj se lëvizja është diversion. Kërkesa e Greqisë për të vijuar diskutimet me palën shqiptare, e vendos në kontekstin e diskutimit me Turqinë. Duhet të kemi kujdes, por jo frikë!

Unë e shoh këtë në kuadër të situatës që është krijuar me Turqinë. Ne duhet të jemi të qetë. Nëse Greqia nuk është e vendosur që marrëdhëniet me Shqipërinë t’i fusë në një kontekst fqinjësie, do të përfundojmë në Gjykatën Ndërkombëtare me këtë histori. Nëse Greqia do të marrë për bazë që kufiri është ishulli i Korfuzit, ne jemi në rregull. Gjithë konventat ndërkombëtare aty e ndajnë gjysmë për gjysmë. Nëse do marrë pikë fundore ishullin e Othonoit, jemi të bindur se nuk do të merremi vesh. Ka gjithë të drejtën të marrë Korfuzin dhe kështu ngjarjet me Greqinë zgjidhen menjëherë. Greqia ka ishuj sa të duash, ka territor detar pafund. Nuk ma merr mendja kurrë që të marrin si pikë referimi ishullin e Othonoit”.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në Parlament zbuloi se ministri i Jashtëm Nikos Dendias, do të vijë shumë shpejt në Tiranë, për të folur lidhur me marrëveshjen për detin Jon. I pyetur se pse po ndodh kjo lëvizje, Hajdari tha: “Nëqoftëse ministri i Jashtëm vjen në Shqipëri për të diskutuar që Greqia me Shqipërinë duhet të marrin 12 milje dhe do i referohet një guri që një herë e mbulojnë dallgët dhe një herë e zbulojnë, kjo nuk është një klimë që mund të diskutohet në shtetin tonë”.

Në kohën kur Athina është në prag lufte me Turqinë, duket se po përdor një strategji tjetër duke tentuar të fusë në lojë edhe Shqipërinë. Parlamenti grek diskutoi paktin me Italinë, ndërkohë që nuk mbeti pa u përmendur dhe Shqipëria. Kryeministri grek, duke folur në Parlament, u shpreh i bindur se Greqia do të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje në kurriz të Shqipërisë, duke shtuar akoma dhe më tej provokimet. I pyetur nëse mund të negociohet, z. Hajdari i mëshoi faktit se marrëveshjet e këtij lloji janë delikate.

“Marrëveshjet të këtij lloji janë delikate, kjo historia… Shoh që segmente të politikës duan ta politizojnë. Çështje me sovranitet torritorial nuk duhet të politizohen. Ky është një det që do jetë në dispozicion të 10 miljon shqiptarëve. Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme ka bërë një sqarim konkret. Pavarësisht klimës shumë të fortë mes Greqisë dhe Turqisë, këtu ti ndajmë detet, jo kush është më i fortë”.

Mund të shkohet në ndarjen e detit? “Ne kemi në dorë që pala shqiptare, e ka të qartë se ku shkojnë çështjet e ligjshme. Nuk është vetëm një njeri që i di”.

Një ditë më parë, duke replikuar me komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e akuzojnë për shitje të detit, Rama ka deklaruar se nuk do të përsëritet tradhtia e Berishës në 2009. Z. Hajdari tha se reagimet e Ramës, janë të kujdesshme.

“Kryeministri ka dhënë një mesazh, që nuk është akoma zyrtar. Siç duket, kryeministri mendon se i shërben klimës se bashkëpunimit të Ministrisë të Jashtme. Shpreson se me palën greke të ketë një marëdhënie reciproke. Por ne kemi një praktikë ndërkombëtarë, shtetet kanë ndarë territoret detare. Shpresoj, besoj, që duam marrëdhënie fqinjësie të mirë që mos të përfundojmë në Gjykatë Ndërkombëtare. Nëse do shkojmë, e drejta ka për të qenë me të drejtën shqiptare”.

Pse kërkojnë ta zgjerojnë? “Çdo vend, këto ndarje janë të përjetshme. Historia e jonë me Greqinë është e qartë, vetem se duhet që pala shqiptare të jetë e përgatitur, është e përgatitur! Me Italinë s’kemi probleme. Me Greqinë është specifike, bisedimet do zgjasin. Nuk do jenë të lehta, e kam konsultuar me njerëz të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria nga kjo lëvizje politike përfiton, se ne do të vazhdojmë negociatat”.

Pozicioni i Turqisë? “Turqia është në një marrëdhënie delikate me Greqinë. Deklarata e Erdogan, janë të forta dhe serioze. Pretendon se duhet ndarë kufiri me Greqinë. Situata, shpresojmë qe të mos përshkallëzohet dhe të triumfojë dialogu. Aty janë edhe interesa ekonomike, sepse ne ato territore ka dalë gaz. Ne nuk kemi nxitim, deti është aty. Pala shqiptare i ka gjërat e qarta, kjo është vizita e parë. Pala greke do arsyetojë se marrëveshja e 2009 ishte e drejtë”.

A do kete transparencë? “Nuk e di çfarë do bisedojnë në tavolina, pa u firmosur do e marr vesh çdo shqiptar. Politika dhe grupi i negociatorëve e dinë sa e ndjeshme është kjo çështje. Në mometin kur do ketë një draft, para se te shkojnë në Parlament, çdo shqiptar do marr vesh se ku po shkohet, elementët e transparencës …para se të shkojë për firmë do e marr vesh çdo shqiptar”.

TIRANA TODAY

Tags: deti jonGreqiakonstitucionalistShkëlqim HajdariTurqia

TË LIDHURA

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

18:55 | 25/08/2025
Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese
Aktualitet

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

18:36 | 25/08/2025
Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit
Aktualitet

Donte të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

17:21 | 25/08/2025
Next Post
“Këtë këngën ma përktheu e dashura e ish-bashkëshortit”, moderatorja shqiptare surprizon sërish

“Këtë këngën ma përktheu e dashura e ish-bashkëshortit”, moderatorja shqiptare surprizon sërish

Zgjerimi i Greqisë, Rama: Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive

Zgjerimi i Greqisë, Rama: Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive

“Si të shmangim recesionin, pa rritur borxhin”, Meta jep ‘goditjen’ e radhës për koronavirusin

Greqia kërkon të zgjerohet 12 milje/ Meta: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025




TË FUNDIT

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë
Aktualitet

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

by mirseda
18:55 | 25/08/2025
0

Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur...

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

18:36 | 25/08/2025
Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë

Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe, në bord ndodheshin katër persona! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë

18:25 | 25/08/2025
Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

17:48 | 25/08/2025
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

17:38 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com